Dueli i shumëpërfolur kundër Jake Paul bëri që ish-kampioni i botës për peshat e rënda, Anthony Joshua të mbushte xhepat me para. Nga sfida ku me një grusht e hodhi kundërshtarin në tapet, duke i shkaktuar edhe dy fraktura në nofull, kampioni britanik përfitoi plotë 94 milionë dollarë.
Megjithatë, gëzimi i fitores dhe i çekut të majmë u zbehën shumë shpejt. Atij iu zbritën nga llogaria bankare plotë 66 milionë dollarë, para të cilat u mbajtën si taksë nga autoritetet amerikane, por edhe ato britanike.
Kjo bëri që Joshua të “çmendej”. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku akuzonte se taksat i hoqën nga duart më tepër se 2/3 e përfitimeve, boksieri shkruante: “Sapo fitova 94 milionë dollarë. SHBA duan një pjesë të parave, edhe Mbretëria e Bashkuar do një pjesë... Kush tjetër do?”.
Ai shtoi: “Unë po luftoj për jetën dhe portofolin tim, si mund të taksohesh në dy shtete të ndryshme për një natë pune? Kjo është kriminale”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)