“Kompeticioni anti-kapitalist”: Spartakiadat, alternativa sovjetike kundër Olimpiadave që u huazua edhe në Shqipëri
Në vitin 1928 u organizua në Moskë edicioni i parë, ndryshe njihej edhe si “Olimpiada e kuqe”. Pas vitit 1952, e humbën karakterin ndërkombëtar dhe u shndërruan në aktivitet të brendshëm sportiv.
Ndërsa në “Milano-Cortina 2026” atletët rusë dhe bjellorusë garojnë si “sportistë neutralë”, pa flamur dhe pa himn kombëtar, historia rikthen në vëmendje një periudhë kur Bashkimi Sovjetik zgjodhi të krijonte një alternativë të vetën ndaj Olimpiadave: Spartakiadat!
Pas përkeqësimit të marrëdhënieve mes Rusisë dhe Perëndimit, sidomos pas vitit 2022 dhe luftës në Ukrainë, pjesëmarrja e sportistëve rusë në evente ndërkombëtare është kufizuar. Por për Moskën, sidomos në dekadat e para të shekullit XX, Lojërat Olimpike konsideroheshin një simbol i botës kapitaliste perëndimore, me të cilën ideologjia sovjetike ishte në përplasje të hapur.
Foto ilustruese
Për këtë arsye, në vitin 1928 u organizua në Moskë edicioni i parë i Spartakiadave, të njohura ndryshe edhe si “Olimpiadat e kuqe”. Emri ishte një homazh për Spartakun, gladiatorin me origjinë trake që udhëhoqi kryengritjen e skllevërve kundër Perandorisë Romake në shekullin I p.e.s. Ajo figurë, më vonë u kthye në simbol të proletariatit dhe luftës kundër shtypjes.
Spartakiadat zhvilloheshin si në versione verore ashtu edhe dimërore dhe ishin të hapura për sportistë nga vendet komuniste. Në edicionin e parë, të mbajtur nga 11 deri më 23 gusht 1928, morën pjesë rreth 7 mijë atletë. Me kalimin e viteve, numri i pjesëmarrësve u rrit ndjeshëm, duke përfshirë miliona qytetarë sovjetikë, nga amatorët deri te kampionët e nivelit të lartë.
Pas pjesëmarrjes së Bashkimit Sovjetik në Lojërat Olimpike të Helsinkit në vitin 1952, Spartakiadat humbën karakterin ndërkombëtar dhe u shndërruan kryesisht në një aktivitet të brendshëm sportiv. Edicioni i fundit u zhvillua në vitin 1991, pak para shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.
Foto ilustruese
Nga vitet ’50 e në vijim, u organizuan edhe edicione lokale dhe sektoriale, ku përveç zonave që ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik, ky model u huazua edhe nga vendet “bashkëpunëtore”, ku mes tyre ishin edhe Çekosllovakia dhe Shqipëria. Mes eventeve ishin Spartakiadat e Rinisë dhe ato të Sindikatave, me këto të fundit mbijetuan dhe vijojnë të zhvillohen në disa republika post-sovjetike, si Rusia, Bjellorusia, Ukraina e Uzbekistani.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Përpjekjet diplomatike për të rihapur qarkullimin detar në Ngushtica e Hormuzit duket se po shënojnë disa zhvillime, ndërsa shtetet e mëdha po diskutojnë mënyrat për të garantuar sigurinë e transportit të energjisë në këtë korridor strategjik.
Në një përballje të luftuar në stadiumin Air Albania, Teuta arriti të marrë një fitore minimale, por shumë të rëndësishme ndaj Dinamo City, duke triumfuar me rezultatin 0-1.
Kryeministri britanik Keir Starmer zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, duke vënë theksin tek stabiliteti në Lindjen e Mesme dhe ndikimet globale të ndërprerjes së transportit detar.
Në një përballje të luftuar në stadiumin Air Albania, Teuta arriti të marrë një fitore minimale, por shumë të rëndësishme ndaj Dinamo City, duke triumfuar me rezultatin 0-1.
Liverpool humbi mundësinë për t’u ngjitur në katërshen e parë të Premier League, pasi barazoi 1-1 me Tottenham Hotspur në një ndeshje dramatike që u vendos në minutat e fundit.
Barcelona ka dhuruar një tjetër paraqitje spektakolare në kampionat, duke mposhtur me rezultatin 5-2 Sevillan dhe duke rikthyer diferencën prej katër pikësh në krye të La Liga.
Një ndeshje me shumë emocione dhe kthesa ka dhuruar përballja mes Vorës dhe Partizanit në kuadër të Kategoria Superiore, ku gjithçka u vendos vetëm në minutat e fundit.
Manchester United arriti një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj Aston Villa në stadiumin Old Trafford, duke forcuar pozitat në zonën e katër skuadrave më të mira të Premier League.
Kimi Antonelli hyri në luftën për kampionatin botëror pasi u bë fituesi i dytë më i ri në histori i Formula 1 me fitoren në Çmimin e Madh të Kinës të dielën, ndërsa Lewis Hamilton mori podiumin e parë të karrierës së tij në Ferrari.
Komente (0)