Mashtrimet online për kredi, Policia e Shtetit me njoftim të rëndësishëm
Policia e Shtetit paralajmëron qytetarëve që të mos bien pre e disa mashtrimeve online që janë shfaqur së fundmi për dhënie kredie.
16:54 1 ditë më parë30.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
NASA ka humbur papritur kontaktet me sondën Maven, mision kyç për studimin e atmosferës së Marsit.
NASA ka njoftuar se ka humbur komunikimin me sondën Maven, e cila ka qëndruar në orbitën e Marsit prej më shumë se një dekade. Sinjali i fundit u regjistrua më 6 dhjetor, në momentin që sonda po kalonte pas planetit si pjesë e orbitës së saj të zakonshme. Sipas të dhënave të fundit, të gjitha sistemet e Maven funksiononin normalisht para zhdukjes së papritur nga komunikimi.
Shkencëtarët e NASA-s ende nuk e dinë shkakun e anomalive dhe nuk është e qartë nëse sonda mund të rikthehet online. Humbja e sinjalit rrezikon të ndërpresë një mision 10-vjeçar që ka dhënë të dhëna thelbësore për atmosferën e sipërme të Marsit dhe mënyrën se si planeti humbi atmosferën dhe u shndërrua në një botë të thatë dhe të ftohtë.
Që prej nisjes në vitin 2013 dhe mbërritjes në orbitë më 2014, Maven ka kryer matje të rëndësishme, ka hartuar erërat marsiane, ka analizuar retë dhe madje ka zbuluar një “bisht magnetik” të padukshëm. Së fundi, sonda u përdor për të studiuar objektin ndërstelar 3I/ATLAS, duke kapur imazhe ultravjollcë që ndihmuan në analizimin e përbërjes së kometës.
Humbja e Maven prek edhe komunikimet mes roverëve Curiosity dhe Perseverance me Tokën, pasi sonda luante rol kyç në transmetimin e të dhënave. NASA aktualisht ka vetëm dy anije aktive në orbitë, Mars Reconnaissance Orbiter dhe Mars Odyssey dhe po punon me urgjencë për të identifikuar problemin dhe për të shmangur rreziqe në misionet e tjera.
‘Orca’ mund të udhëtojë më shumë se 12,000 kilometra nën ujë, duke vepruar plotësisht autonome.
15:44 1 h më parë01.02.2026.
Autori
Prodhuesi kinez i robotëve humanoid ‘Engine AI’ ka njoftuar planet për të dërguar një robot humanoid në hapësirë, me qëllim krijimin e astronautit të parë robotik në botë.
12:16 3 ditë më parë29.01.2026.
Autori
Shpesh dëgjojmë për projekte infrastrukturore që zgjasin me vite të tëra deri në finalizimin e tyre. Krejt e kundërta ndodhte vite më parë në Kinë, aty ku përfundoi rindërtimin dhe lidhjen e një stacioni hekurudhor brenda vetëm nëntë orësh.
12:32 4 ditë më parë28.01.2026.
Autori
Ndryshon strategjia, kompania thekson se të ardhurat nga reklamat nuk mjaftojnë më për të mbuluar shpenzimet për shërbimet e bazuara në inteligjencë artificiale.
14:34 5 ditë më parë27.01.2026.
Autori
Komisioni Evropian ka nisur një hetim ndaj X të Elon Musk për shkak të shqetësimeve se inteligjenca e tij artificiale, Grok, është përdorur për të krijuar imazhe të seksualizuara të njerëzve të vërtetë.
14:10 6 ditë më parë26.01.2026.
Autori
Ora juaj tregon se keni pasur tre orë gjumë të thellë. A duhet ta besoni? Miliona njerëz mbështeten në aplikacionet e telefonit dhe pajisjet si unazat, orët inteligjente dhe sensorët për të monitoruar se sa mirë po flenë, por këta gjurmues nuk e matin domosdoshmërisht gjumin drejtpërdrejt
22:30 6 ditë më parë25.01.2026.
Autori
Presidenti Trump e ka përshëndetur marrëveshjen, duke e quajtur “shpëtim të platformës” dhe falënderoi presidentin kinez Xi Jinping për bashkëpunimin.
12:35 9 ditë më parë23.01.2026.
Autori
Episodi tronditës në Florida të Shteteve të Bashkuara. AI u “spiunua” nga një tjetër inteligjencë artificiale që shërben për sigurinë digjitale në shkolla dhe universitete.
21:31 10 ditë më parë21.01.2026.
Autori
Një studim i ri shkencor po sfidon teoritë tradicionale mbi ndërtimin e Piramidës së Madhe të Gizës, duke sugjeruar se monumenti legjendar u ngrit nga brenda përmes një sistemi të fshehtë kundërpeshash dhe mekanizmash ngritës.
18:02 10 ditë më parë21.01.2026.
Autori
Komente (0)