Lamtumirë kambios manuale dhe makinave me naftë, ekspertët: Nga 2030 nuk do të dalin më në shitje

Ekspertët e industrisë automobilistike paralajmërojnë se kambiot manuale mund të zhduken plotësisht nga tregu brenda këtij dhjetëvjeçari, ndërsa motorët me naftë pritet të kenë të njëjtin fat.

Burimi: Daily Mail

22.05.2026. 09:13

Lamtumirë kambios manuale dhe makinave me naftë, ekspertët: Nga 2030 nuk do të dalin më në shitje

Ekspertët e industrisë automobilistike paralajmërojnë se kambiot manuale mund të zhduken plotësisht nga tregu brenda këtij dhjetëvjeçari, ndërsa motorët me naftë pritet të kenë të njëjtin fat.

Sipas analizës së publikuar nga “Vehicle Data Global”, prodhuesit e makinave po orientohen gjithnjë e më shumë drejt automjeteve elektrike dhe transmisioneve automatike, duke e bërë kambion manuale ekonomikisht të paleverdisshme për t’u prodhuar.

Raporti thekson se makinat elektrike përdorin zakonisht transmisione automatike me një shpejtësi, çka po përshpejton zhdukjen e levës tradicionale të marsheve. Në të njëjtën kohë, edhe vetë shoferët po preferojnë komoditetin dhe thjeshtësinë e automatikut.

Të dhënat tregojnë se vetëm 23 për qind e makinave të reja në sallonet e shitjes kanë ende kambio manuale, ndërsa një dekadë më parë ato përbënin rreth dy të tretat e tregut. Vetëm 34 për qind e blerësve të makinave me benzinë ose naftë kanë zgjedhur kambion manuale gjatë vitit 2025, krahasuar me 55 për qind në vitin 2019.

Edhe motorët me naftë po humbin terren me shpejtësi. Sipas raportit, vetëm 4.8 për qind e modeleve të reja të regjistruara në vitin 2026 janë me naftë, ndërsa pak më shumë se një dekadë më parë ato dominonin tregun.

Ekspertët paralajmërojnë se deri në vitin 2030, prodhuesit mund të heqin dorë plotësisht nga prodhimi i makinave me kambio manuale për shkak të kostove të larta të zhvillimit dhe rënies së kërkesës.

Ndërkohë, edhe testet për patentë me makina automatike po rriten ndjeshëm. Mbi një në katër kandidatë në vitin 2024/25 kanë zgjedhur të testohen me automatik, një rritje e fortë krahasuar me vitet e mëparshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)