Musk humb betejën ligjore ndaj Altman për OpenAI, paralajmëron apel: Nuk do të ndalem
Musk kishte ngritur padinë në vitin 2024, duke akuzuar ish-partnerin e tij se kishte ndryshuar kursin e kompanisë drejt fitimit, në kundërshtim me misionin origjinal të themelimit.
Elon Musk ka pësuar një humbje në gjykatë në çështjen e ngritur kundër Sam Altman dhe drejtuesve të OpenAI, por ka bërë të qartë se nuk e konsideron të mbyllur betejën dhe ka paralajmëruar se do të apelojë vendimin. Një juri federale në Oakland ka refuzuar kërkesat e miliarderit, duke vendosur se pretendimet e tij janë të parashkruara dhe se ai ka vepruar shumë vonë për të ngritur akuzat ndaj drejtuesve të kompanisë që krijoi ChatGPT.
Sipas vendimit, nuk do të ketë kthim të asnjë shume financiare, përfshirë pretendimin e Musk për rreth 134 miliardë dollarë “fitime të paligjshme”, ndërsa Sam Altman do të vijojë të mbetet në krye të OpenAI. Gjykata, e drejtuar nga gjyqtarja Yvonne Gonzales Rogers, konfirmoi se Musk nuk arriti të bindë jurinë se drejtuesit e OpenAI kishin shkelur marrëveshjen fillestare që kompania të funksiononte si organizatë jofitimprurëse, e orientuar drejt “të mirës së njerëzimit”.
Musk kishte ngritur padinë në vitin 2024, duke akuzuar ish-partnerin e tij se kishte ndryshuar kursin e kompanisë drejt fitimit, në kundërshtim me misionin origjinal të themelimit të OpenAI në vitin 2015. Në proces ishte përfshirë edhe Microsoft, i akuzuar se kishte ndihmuar OpenAI në këtë transformim, por edhe kjo akuzë është rrëzuar.
Foto ilustruese
Musk ishte një nga bashkëthemeluesit e OpenAI, por u largua nga bordi drejtues pas tre vitesh, pasi kishte investuar rreth 38 milionë dollarë. Ai ka pretenduar se Altman dhe bashkëpunëtorët e tij kanë ndërtuar një model biznesi fitimprurës “pas shpine”, ndërsa kompania sot vlerësohet në rreth 852 miliardë dollarë. Në reagimin e tij në rrjetin X, Musk e quajti vendimin një çështje teknike dhe jo një gjykim mbi thelbin e akuzave.
“Gjykatësi dhe juria nuk u shprehën mbi meritën e çështjes, por mbi një teknikalitet”, shkroi Musk. Ai shtoi se sipas tij “nuk ka asnjë dyshim” që Sam Altman dhe Greg Brockman janë pasuruar duke përfituar nga një organizatë bamirësie. “Do ta apeloj sepse krijimi i një precedenti që lejon grabitjen e organizatave bamirëse është i dëmshëm për filantropinë”, deklaroi Musk.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Në zemër të shkretëtirës australiane qarkullojnë disa nga trenat më të mëdhenj dhe më të avancuar në botë, të ndërtuar për të transportuar miliona tonë minerale nga minierat drejt porteve eksportuese.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Korenë e Jugut për një vizitë disaditore ku është takuar dhe me homologun e tij Kim Min-seok. Forcimi i marrëdhënieve të bashkëpunimit mes dy vendeve ka qenë në fokus të bisedimeve.
Frika se inteligjenca artificiale mund të zëvendësojë miliona vende pune po shtohet çdo ditë, ndërsa zhvillimi i teknologjisë po transformon me shpejtësi tregun global të punës.
Këto “egërsira” mekanike janë të pajisura me sensorë lëvizjeje, sigurojnë energji nga panele diellore dhe kanë altoparlantë që lëshojnë tinguj frikësues, me qëllim largimin e kafshëve nga zonat e banuara apo fermat.
Modeli i punës 9 me 5 dhe udhëtimet e përditshme drejt zyrës mund të zhduken gradualisht. Në vend të tyre pritet të konsolidohet puna hibride dhe sistemi i punës në disa vende të ndryshme, me më pak varësi nga një zyrë qendrore.
Northvolt u themelua në vitin 2016 nga dy ish-drejtues ekzekutivë të Teslës, Peter Carlsson dhe Paolo Cerruti, me një vizion të qartë dhe ambicioz, të ndërtonin zinxhirin e vet të furnizimit me bateri të Evropës, të pavarur nga Kina, Koreja e Jugut dhe Japonia.
Qëllimi është krijimi i një platforme të Inteligjencës Artificiale që mund të përdoret nga robotë në fabrika, magazina dhe më vonë edhe në shtëpi. Një nga prioritetet kryesore është imitimi i lëvizjeve dhe shkathtësisë së duarve të njeriut.
Ajo që nisi si një pasion i pazakontë pas shikimit të një dokumentari për nëndetëset ushtarake, u kthye në një projekt të vërtetë për një fermer nga Kina.
Komente (0)