Rrëzohet avion i Marinës Meksikane pranë Teksasit, 6 viktima

Një avion meksikan u rrëzua pranë Teksasit duke shkaktuar të paktën 6 viktima. Shkak për aksidentin mendohet të ketë qenë mjegulla e dendur në zonë.

Burimi: AP

23.12.2025. 09:40

Rrëzohet avion i Marinës Meksikane pranë Teksasit, 6 viktima

Marina Meksikane njoftoi se një avion i saj u rrëzua në afërsi të Galveston-it, në shtetin amerikan të Teksasit, gjatë një misioni mjekësor që përfundoi tragjikisht.

Si pasojë e aksidentit, 6 persona humbën jetën, ndërsa një tjetër konsiderohet ende i zhdukur.

Sipas autoriteteve, avioni i tipit “King Air ANX-1209” kishte në bord tetë persona, përfshirë një të mitur.

Në fluturim ndodheshin katër oficerë të Marinës Meksikane dhe katër civilë, të angazhuar në mbështetje të Fondacionit “Michou y Mau”, një organizatë jofitimprurëse që ndihmon fëmijët me djegie të rënda.

I mituri që po transportohej për trajtim mjekësor është konfirmuar mes viktimave.

Operacionet e kërkim-shpëtimit u kryen nga Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara, e cila lokalizoi avionin në oqean.

Në një deklaratë të publikuar në platformën X, Ministria e Jashtme e Meksikës shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe bëri të ditur se, përmes Konsullatës së Përgjithshme në Hjuston, ka kontaktuar autoritetet lokale për të ofruar mbështetje dhe ndihmë.

Raportet lokale tregojnë se avioni po përgatitej për ulje në momentin e rrëzimit, ndërsa zona ishte e mbuluar nga mjegull e dendur, e cila kishte prekur disa pjesë të Teksasit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)