Borë deri 40 cm, akse të bllokuara dhe mungesë energjie në Dibër
Reshjet e borës kanë shkaktuar probleme në Dibër. Raportohen rrugë të bllokuara dhe mungesë energjie në disa zona.
09:31 7 h më parë11.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Departamenti Amerikan i Shtetit iu kërkon qytetarëve amerikanë në Venezuelë që të largohen me shpejtësi nga vendi për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë pas arrestimit të Nicolas Maduros.
Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar qytetarët amerikanë që të largohen menjëherë nga Venezuela, pas raportimeve për një përkeqësim të situatës së sigurisë në vend.
Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi një alarm sigurie ku theksohet se grupe të armatosura, të njohura si “colectivos”, po vendosin pika kontrolli dhe postblloqe, duke u përpjekur të identifikojnë persona me shtetësi amerikane ose që supozohet se mbështesin Shtetet e Bashkuara.
Qeveria paralajmëron se situata mbetet shumë e paqëndrueshme dhe se qytetarët e SHBA duhet të jenë vigjilentë dhe të tregojnë kujdes të shtuar, sidomos gjatë lëvizjeve në rrugë tokësore.
Ky paralajmërim vjen një javë pas operacionit të forcave speciale amerikane në Venezuelë, gjatë të cilit u kap ish-presidenti Nicolás Maduro dhe u transferua në SHBA për t’u përballur me akuza federale.
Operacioni ushtarak ka çuar në tensione të rënda dhe reagime të shumta brenda dhe jashtë Venezuelës, me disa mbështetës të Maduros që kanë dalë në rrugë dhe udhëheqësit politikë të tjerë që denoncojnë ndërhyrjen amerikane.
Downing Street thuhet se është në bisedime me aleatët evropianë për dërgimin e një force ushtarake në Groenlandë për të mbrojtur Arktikun dhe "të lehtësojë shqetësimet e sigurisë së Donald Trump".
17:03 12 min më parë11.01.2026.
Autori
Presidenti amerikan e ka kthyer vëmendjen e tij nga Kuba që kur forcat amerikane kapën udhëheqësin e Venezuelës, Nicolas Maduro, më 3 janar në kryeqytetin e saj.
16:10 1 h më parë11.01.2026.
Autori
Mediat raportojnë se Izraeli ka rritur gatishmërinë pas deklaratave të fundit nga Amerika se mund të ketë një sulm në Iran për shkak të shtypjes që autoritetet e këtij vendi po i bëjnë protestave të qytetarëve.
12:51 4 h më parë11.01.2026.
Autori
Të paktën 6 persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti ajror në Kolumbi. Mes viktimave raportohet dhe një këngëtar i njohur.
12:03 5 h më parë11.01.2026.
Autori
Të paktën 1 person ka humbur jetën dhe qindra shtëpi janë djegur si pasojë e zjarreve shkatërrimtare që kanë shpërthyer në Australi. Situata pritet të përkeqësohet për shkak të temperaturave të larta.
11:21 5 h më parë11.01.2026.
Autori
Qindra persona janë evakuuar në orët e para të mëngjesit nga një ndërtesë në Ferrara e cila u përfshi nga flakët për motive ende të paqarta. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
10:16 6 h më parë11.01.2026.
Autori
Shtetet e Bashkuara dhe partnerët ndërmorën një tjetër sulm kundër objektivave të Shtetit Islamik në Siri. Ende nuk dihen detaje nga operacioni.
08:44 8 h më parë11.01.2026.
Autori
Të paktën 29 persona u arrestuan dhe 1 oficer u plagos në protestën e radhës në Minneapolis pas vrasjes së një gruaje nga një agjent i Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave.
08:17 8 h më parë11.01.2026.
Autori
Tre astronautë kinezë kanë mbetur të bllokuar në stacionin hapësinor Tiangong pasi kapsula e tyre e kthimit dyshohet se është goditur nga mbetje hapësinore, duke detyruar autoritetet kineze të shtyjnë rikthimin e tyre në Tokë.
22:50 18 h më parë10.01.2026.
Autori
Komente (0)