Kuba në errësisë për herë të dytë brenda javës, nisin protestat e para

Kriza është përkeqësuar nga infrastruktura e amortizuar dhe mungesa kronike e karburantit.

Burimi: BBC

22.03.2026. 10:05

Kuba në errësisë për herë të dytë brenda javës, nisin protestat e para

Mbi 10 milionë njerëz në Kuba kanë mbetur pa energji elektrike, pas një tjetër kolapsi të rrjetit kombëtar, i dyti brenda një jave dhe i treti gjatë këtij muaji, duke thelluar krizën energjetike në vend.

Ministria kubane e Energjisë konfirmoi shkëputjen totale të sistemit elektrik, ndërsa autoritetet nisën menjëherë procedurat për rikthimin e furnizimit.

Operatori shtetëror i energjisë po përpiqet të rivendosë energjinë në mënyrë graduale, duke i dhënë përparësi sektorëve jetikë si spitalet dhe furnizimi me ujë.

Shkaku kryesor i ndërprerjeve lidhet me një defekt në një central termoelektrik, që shkaktoi një reaksion zinxhir në të gjithë rrjetin. Kriza është përkeqësuar nga infrastruktura e amortizuar dhe mungesa kronike e karburantit.

Ndërkohë, ndërprerjet e energjisë kanë nxitur pakënaqësi publike. Në disa zona janë raportuar protesta sporadike, ndërsa qytetarët përballen me mungesa ushqimore, vështirësi në shërbimet shëndetësore dhe ndërprerje të aktivitetit ekonomik.

Autoritetet vijojnë përpjekjet për stabilizimin e sistemit energjetik, ndërsa situata mbetet e brishtë dhe rikthimi i plotë i energjisë në të gjithë vendin pritet të kërkojë kohë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)