Një avion i vogël trajnimi është rrëzuar në verilindje të Philadelphias, duke lënë të plagosur dy persona, mes tyre edhe një efektiv policie jashtë shërbimit.
Sipas autoriteteve, aksidenti ndodhi pasditen e së mërkurës në parkun “Fluehr Park”, në zonën Torresdale. Në bord ndodheshin instruktori dhe një student pilot, të cilët u gjetën të vetëdijshëm nga ekipet e shpëtimit, por me lëndime serioze.
Ata u nxorën nga rrënojat e avionit dhe u transportuan menjëherë në spital.
Avioni i përkiste shkollës së fluturimit “Fly Legacy Aviation” dhe ishte një model “Piper Pilot 100i”. Sipas drejtuesve të kompanisë, motori i avionit humbi fuqinë ndërsa fluturonte mbi lumin Delaware, çka dyshohet të ketë shkaktuar rrëzimin.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të incidentit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)