Të shtëna në një festë pranë një liqeni në SHBA, 12 të plagosur

Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur në qytetin Edmond, në shtetin amerikan të Oklahomës, ku të paktën 12 persona mbetën të plagosur gjatë një feste pranë një liqeni.

04.05.2026. 09:34

Të shtëna në një festë pranë një liqeni në SHBA, 12 të plagosur

Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur në qytetin Edmond, në shtetin amerikan të Oklahomës, ku të paktën 12 persona mbetën të plagosur gjatë një feste pranë një liqeni.

Sipas autoriteteve lokale, të shtënat ndodhën mbrëmjen e së dielës rreth orës 21:00, gjatë një grumbullimi të të rinjve pranë liqenit Arkadia. Zëdhënësja e policisë, Emily Ward, bëri të ditur se deri më tani nuk ka persona të arrestuar, ndërsa hetimet janë në zhvillim për identifikimin e autorëve.

“Ajo që ndodhi është një situatë shumë shqetësuese. Ne e kuptojmë frikën e qytetarëve dhe po punojmë intensivisht për të gjetur të dyshuarit. Po marrim dëshmi nga viktimat dhe dëshmitarët në zonë”, deklaroi Ward.

Nga të plagosurit, dhjetë persona janë transportuar me ambulancë në spitale, ndërsa të tjerë janë paraqitur vetë për ndihmë mjekësore. Sipas burimeve spitalore, nëntë prej tyre janë pranuar në një spital në Oklahoma City, ndërsa tre të tjerë në Edmond.

Liqeni Arkadia, rreth 21 kilometra në veri të Oklahoma City, është një rezervuar artificial i njohur për aktivitete rekreative si peshkimi, lundrimi me varkë dhe kampingu, çka e bën shpesh vend grumbullimi për të rinjtë.

Ngjarja rikthen në vëmendje një episod tragjik të ndodhur në këtë zonë katër dekada më parë, kur në vitin 1986 një punonjës postar, Patrick Sherrill, vrau 14 kolegë përpara se të vetëvritej.

Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit të fundit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)