Pas 8 orësh bllokim, hapet rruga Librazhd- Qafë Thanë
Pas tetë orësh bllokim është hapur një korsi e rrugës Librazhd- Qafë Thanë, në vendin e quajtur Dragostunjë.
19:55 4 h më parë01.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Zona e Puglia-s, pjesa më e madhe e Basilicata-s dhe zona veriore e Kalabrisë në alarm portokalli. Situatë kritike nga rreshjet në disa komuna në jug të vendit, qytetarët janë këshilluar të mos dalin nga shtëpia.
Italia vijon të përballet me kushte të rënduara atmosferike, sidomos në jug të vendit. Këtë të enjte, tre rajone ishin nën alarm portokalli, ndërsa pesë të tjera në alarm të verdhë. Probleme të shumta janë regjistruar në Pulia, Basilicata dhe Kalabri.
Pulia, e goditur që prej mbrëmjes së të mërkurës nga reshje të dendura shiu dhe erëra të forta, ka marrë masa të menjëhershme. Disa komuna kanë vendosur mbylljen e shkollave, mes tyre Taranto, ku u vendos pezullimi i aktivitetit mësimor dhe formativ. Vendime të ngjashme u morën edhe në Crispiano dhe në zona të tjera të prekura, në Puglia-n qendrore, në provincën e Barit dhe Brindisit.
Sipas vlerësimit të Mbrojtjes Civile, alarmi portokalli do të mbetet në fuqi në të gjithë krahinën e Puglia-s, në pjesën më të madhe të Basilicata-s dhe në zonën veriore jonike të Kalabrisë. Alarm i verdhë mbetet në fuqi për disa zona të Toskana-s, Molise, Campagnia-s dhe pjesë të tjera të Basilicata-s e Calabrisë.
Njoftimi paralajmëron reshje intensive, stuhi elektrike, erëra të forta dhe rrezik të lartë të dallgëzimeve përgjatë vijës bregdetare. Qytetarët u këshilluan të shmangin lëvizjet e panevojshme, të mos përdorin automjetet, të mos zbresin në zona të poshtme si garazhe apo bodrume dhe të qëndrojnë larg urave e argjinaturave.
Shkollat u mbyllën edhe në provincën e Materas, ku në katër komuna u vendos mbyllja e institucioneve arsimore arsye sigurie. Situata ishte kritike edhe në Crotonese, ku reshjet intensive shkaktuan përmbytje dhe shembje të pjesshme të strukturave. Ekipet e zjarrfikësve zhvilluan 11 operacione urgjente, duke shpëtuar persona të bllokuar në automjete, si edhe duke garantuar sigurinë e banesave dhe bizneseve.
Rrjetat që dikur përdoreshin për të mbrojtur tulipanët në Holandë po marrin një jetë të re, duke mbrojtur ushtarët dhe civilët ukrainas nga dronët rusë.
07:35 7 h më parë02.02.2026.
Autori
Mehdi Mahmoudian, një nga skenaristët e nominuar për Oscar të filmit iranian "Një Aksident i Thjeshtë", u arrestua në Teheran disa javë para ceremonisë së ndarjes së çmimeve.
22:45 1 h më parë01.02.2026.
Autori
Një djalë pesëvjeçar dhe babai i tij, të cilët u ndaluan nga Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) në Minesota, janë kthyer në shtëpi, tha një kongresmen.
22:25 1 h më parë01.02.2026.
Autori
Një 26-vjeçar iranian, i cili thuhet se u dënua me vdekje në lidhje me protestat antiqeveritare muajin e kaluar, është liruar me kusht, thonë raportimet.
21:30 2 h më parë01.02.2026.
AutoriUdhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka paralajmëruar se çdo sulm ndaj vendit të tij do të shkaktojë një konflikt rajonal, ndërsa SHBA-të vazhdojnë të rrisin forcat e tyre pranë.
20:45 3 h më parë01.02.2026.
Autori
Katër britanikë kanë vdekur brenda katër muajve pasi u prekën nga probleme me stomakun gjatë pushimeve në Kepin e Gjelbër, thanë avokatët që përfaqësojnë familjet e tyre.
20:23 3 h më parë01.02.2026.
Autori
Dhjetëra mijëra çekë u mblodhën të dielën në kryeqytet dhe jo vetëm, për të mbështetur Presidentin Petr Pavel në mosmarrëveshjen e tij me ministrin e jashtëm të vendit.
19:40 4 h më parë01.02.2026.
Autori
Vëllezërit miliarderë që qëndrojnë pas gjigantit të lojërave të fatit Betfred kanë kryesuar listën e 100 taksapaguesve më të mëdhenj në Mbretërinë e Bashkuar, ku përfshihen edhe Harry Styles, Anthony Joshua dhe JK Rowling.
18:20 5 h më parë01.02.2026.
Autori
Dymbëdhjetë persona janë vrarë nga një sulm me dron rus pranë një autobusi, tha një zyrtar rajonal.
17:30 6 h më parë01.02.2026.
Autori
Komente (0)