"Fitore për botën", SHBA sekuestron uraniumin e Venezuelës
SHBA ka hequr uraniumin e pasuruar nga Venezuela. Ai është transferuar në Departamentin Amerikan të Energjisë (DOE).
16:31 26 min më parë10.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Pushuesit, mes tyre edhe shtetas të huaj, u befasuan nga dallgët e forta në zonën e quajtur Los Gigantes, një pishinë natyrore në bashkinë turistike të Santiago de Teide.
Bilanci i viktimave nga dallgët e fuqishme që goditën të dielën bregdetin jugperëndimor të ishullit Tenerife në arkipelagun e Ishujve Kanarie, ka shkuar në katër persona. Viktima e fundit është një burrë, i cili pësoi arrest kardiocirkulator. Edhe pse u transportua me helikopter drejt spitalit, fatkeqësisht ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.
Alarmi u dha rreth orës 16:00 të së dielës, kur disa pushues u befasuan nga dallgët e forta në zonën e quajtur Los Gigantes, një pishinë natyrore në bashkinë turistike të Santiago de Teide. Një stuhi detare e fortë krijoi dallgë anormale me përmasa të mëdha, të cilat kapërcyen barrierën shkëmbore dhe goditën një grup personash që ndodheshin aty, duke i përplasur pas shkëmbinjve përreth. Mes tyre kishte edhe shumë turistë të huaj.
Sipas shërbimeve të emergjencës, edhe tre persona të tjerë mbetën të plagosur, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi pavarësisht faktit se autoritetet kishin shpallur që prej së premtes gjendjen e alarmit për det të trazuar në të gjitha ishujt e arkipelagut.
Megjithatë, sipas mediave lokale, vala e së dielës pasdite erdhi papritur. Me lartësi deri në tre metra, ajo i kapi në befasi personat që ndodheshin mbi shkëmbinj apo në ujë, në një zonë ku edhe deti që duket i qetë mund të bëhet shumë i rrezikshëm brenda pak çastesh. Tenerife ka përjetuar një tjetër ngjarje tragjike të ngjashme edhe më 8 nëntor, kur tre persona humbën jetën dhe 15 të tjerë u plagosën si pasojë e dallgëve të fuqishme të detit.
SHBA ka hequr uraniumin e pasuruar nga Venezuela. Ai është transferuar në Departamentin Amerikan të Energjisë (DOE).
16:31 26 min më parë10.05.2026.
Autori
Një incident tragjik ka ndodhur në aeroportin ndërkombëtar të Denverit në Shtetet e Bashkuara, ku një avion i kompanisë “Frontier Airlines” goditi për vdekje një person në pistë gjatë përgatitjeve për ngritje.
15:18 1 h më parë10.05.2026.
Autori
Një gjarpër i rrallë është zbuluar në jug të Kinës, ndërsa studiuesit thonë se zvarraniku ka zhvilluar një mënyrë të pazakontë mbrojtjeje, duke përdorur bishtin për të imituar një kokë të dytë dhe për të trembur grabitqarët.
13:02 3 h më parë10.05.2026.
Autori
Spanja ka zhvilluar një operacion të jashtëzakonshëm për evakuimin e pasagjerëve nga anija turistike “MS Hondius”, e cila ndodhet pranë ishullit Tenerife në Ishujt Kanarie, pas shpërthimit të një virusi të rrallë hantavirus në bord.
12:43 4 h më parë10.05.2026.
Autori
Tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës po rriten sërish, ndërsa zyrtarët iranianë kanë lëshuar paralajmërime të forta lidhur me kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme energjetike në botë.
11:57 5 h më parë10.05.2026.
Autori
Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës mund të jetë pranë fundit, gjatë një konference për shtyp pas paradës ushtarake në Moskë për Ditën e Fitores në Luftën e Dytë Botërore.
09:57 7 h më parë10.05.2026.
Autori
Një rast i pazakontë grabitjeje ka tronditur Gjermaninë, ku një fermer nga rajoni i Shprevaldit ka denoncuar zhdukjen e 48 lopëve dhe viçave nga ferma e tij.
08:58 7 h më parë10.05.2026.
Autori
Një tjetër sulm i përgjakshëm ka tronditur Pakistanin veriperëndimor, ku militantë të armatosur goditën një postë policore duke lënë pas shumë viktima.
08:17 8 h më parë10.05.2026.
Autori
Dyshimet kryesore janë se peshku mund të ketë pasur nivel të lartë histamine, një substancë toksike që krijohet nga prishja e mishit të tonit.
22:23 18 h më parë09.05.2026.
Autori
Komente (0)