50 miliardë euro për “Mamuthin”, Gjermania armatoset rëndë me “Arrow 3”, Puma e sisteme “Patriot”

Forcat e armatosura gjermane do të marrin 50 miliardë euro për paketë e pajisjeve "Mamuth", që përfshin sisteme mbrojtëse nga raketat dhe automjete luftarake, sipas një vendimi të marrë sot nga Komiteti i Buxhetit në Bundestag.

Burimi: BILD

17.12.2025. 20:36

50  miliardë euro për “Mamuthin”, Gjermania armatoset rëndë me “Arrow 3”, Puma e sisteme “Patriot”

Forcat e armatosura gjermane do të marrin 50 miliardë euro për paketë e pajisjeve "Mamuth", që përfshin sisteme mbrojtëse nga raketat dhe automjete luftarake, sipas një vendimi të marrë sot nga Komiteti i Buxhetit në Bundestag. 

Paratë do të përdoren për të blerë pajisje mbrojtëse personale dhe veshje për ushtarët, katër miliardë euro do të ndahen për zgjerimin e sistemit të mbrojtjes me raketat “Arrow 3” dhe dy miliardë euro për sistemin e mbrojtjes ajrore “Patriot”. Më shumë se katër miliardë euro do të shpenzohen gjithashtu për automjetet luftarake të këmbësorisë “Puma”.

"E kemi seriozisht kur themi se po e pajisim Bundeswehr-in tonë që të jetë shumë efikas dhe i qëndrueshëm, sa më shpejt të jetë e mundur. Dhe e kemi seriozisht kur i themi vazhdimisht publikut dhe aleatëve tanë se ne marrim përgjegjësi dhe se mund të mbështeteni tek ne", tha sot në Bundestag, ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius.

Sipas shifrave të Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, këtë vit janë miratuar gjithsej 103 propozime për mbrojtje, me një total prej 82.98 miliardë eurosh, ndërsa investimet në mbrojtje gjatë tre viteve të fundit kanë arritur në 188.4 miliardë.

Reagimet e para erdhën nga të Gjelbrit, me ekspertin e buxhetit Sebastian Schaefer që foli për prokurim të pamatur të pajisjeve, duke iu referuar konkretisht automjeteve luftarake të këmbësorisë Puma.

“Bundeswehr tani po porosit 200 Puma të tjera, edhe pse gatishmëria operacionale e sistemeve ekzistuese është tashmë e kufizuar”, tha Schaefer, i cili megjithatë e deklaroi veten “një mbështetës të fortë” të modernizimit të forcave të armatosura gjermane. “Por kjo duhet të bëhet me mbikëqyrje më të mirë”, nënvizoi ai.

Përjashtimi i shpenzimeve të mbrojtjes nga frena e borxhit “nuk duhet të përdoret sikur paratë nuk janë fare problem”, theksoi ai.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)