Gjykata e Moskës ka lëshuar urdhërin e arrestit në mungesë për shahistin e njohur botëror, Garry Kasparov. Ai akuzohet nga autoritetet për mbështetje të terrorizmit. Sipas agjencisë ruse Tass, masa e sigurisë e vendosur nga gjykata do të zgjasë dy muaj nga momenti kur Kasparov të arrestohet në territorin e Federatës Ruse ose të ekstradohet në Rusi.
Autoritetet ruse nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme rreth shkaqeve ose për veprimet konkrete që nxitën këtë aktakuzë. Nga ana e tij, Kasparov është një kritik i deklaruar i qeverisë ruse. Momentalisht ai ndodhet në territorin e Rusisë.
Garry Kasparov është një mjeshtër i madh i shahut dhe ka qenë Kampion Bote nga 1985-a deri në vitin 2000. Prej vitit 1984 deri në tërheqjen e tij nga sporti në vitin 2005, ka qenë numri 1 në botë për një total prej 255 muajsh, një rekord i jashtëzakonshëm. 62-vjeçari njihet edhe si shkrimtar dhe aktivist politik.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)