Papa Leoni kërkon “24 orë paqe për Krishtlindje”, një fëmijë mes viktimave nga bombat ruse

Volodymyr Zelensky njoftoi se janë përdorur mbi 650 dronë dhe më shumë se 30 raketa, duke goditur 13 rajone të vendit.

23.12.2025. 22:46

Papa Leoni kërkon “24 orë paqe për Krishtlindje”, një fëmijë mes viktimave nga bombat ruse

Papa Leoni XIV bëri thirrje për “24 orë paqe gjatë Krishtlindjeve”, duke theksuar se kjo do të lejonte pak lehtësim për civilët e përfshirë nga konflikti. “Mes gjërave që më trishtojnë shumë është fakti që Rusia ka refuzuar një paqe për Krishtlindje. Unë bëj sërish këtë kërkesë për të gjithë njerëzit me vullnet të mirë: të paktën të respektohet festa e lindjes së Jezusit. Një paqe 24-orëshe në Ukrainë dhe në gjithë botën,” tha Papa.

Por, realiteti është krejt ndryshe. Ndërsa lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e 1.400, presidenti Volodymyr Zelensky njoftoi se Rusia ka kryer sulme masive ndaj infrastrukturës energjetike dhe civile. Sipas presidentit ukrainas janë përdorur mbi 650 dronë dhe më shumë se 30 raketa, duke goditur 13 rajone të vendit.

Mes tre viktimave të “shiut” të bombardimeve është edhe një fëmijë 4-vjeçar. Problematika kryesore e bombardimeve lidhet me ndërprerjen e energjisë për popullsinë, në kushtet e të ftohtit të acartë në vend.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)