Një zemër në majë të malit për nder të viktimave në Crans-Montana

Homazhet në pistë, mesazh i fortë solidariteti dhe dhimbjeje për një nga tragjeditë më të rënda që ka tronditur zonën turistike zvicerane.

04.01.2026. 15:05

Një zemër në majë të malit për nder të viktimave në Crans-Montana

Një gjest prekës solidariteti është zhvilluar në Crans-Montana, në kantonin e Valais-it, ku dhjetëra skiatorë janë mbledhur në pistën Chetzeron duke formuar një zemër gjigante. Kjo u bë në shenjë kujtimi dhe mbështetjeje për viktimat e zjarrit tragjik në lokalin “Le Constellation”.

Iniciativa simbolike synonte të shprehte afërsi me familjet e viktimave dhe të plagosurve nga zjarri i rënë gjatë festimeve të natës së Vitit të Ri. Nga ngjarja e rëndë humbën jetën dhjetëra të rinj, ndërsa shumë të tjerë mbetën të plagosur rëndë.

Pamjet nga pista, ku skiatorët u rreshtuan për të krijuar formën e një zemre mbi dëborë, janë shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale, duke u kthyer në një mesazh të fortë solidariteti dhe dhimbjeje për një nga tragjeditë më të rënda që ka tronditur zonën turistike zvicerane.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)