Tragjedia në Zvicër, identifikohen viktimat, pjesa më e madhe adoleshentë

Janë identifikuar të 40 viktimat e tragjedisë në lokalin e natës në Crans Montana, natën e ndërrimit të viteve. Një pjesë e madhe e personave që humbën jetën janë të rinj nën 18 vjeç.

Burimi: BBC

05.01.2026. 07:37

Tragjedia në Zvicër, identifikohen viktimat, pjesa më e madhe adoleshentë

Autoritetet në Zvicër bëjnë me dije se kanë identifikuar të 40 viktimat e tragjedisë në natën e ndërrimit të viteve në resortin e skive në Crans Montana, ku një lokal nate u përfshi nga flakët.

Viktimat ishin të moshave nga 14 deri në 39 vjeç, teksa 15 prej tyre ishin nën 18 vjeç. Më të rinjtë ishin një vajzë zvicerane dhe një djalë francez, të dy 14 vjeç.

Sipas autoriteteve, personat që humbën jetën në këtë tragjedi ishin me kombësi, zvicerane, italiane, rumune, turke, portugeze, franceze, belge, britanike e izraelite.

Përveç viktimave në këtë ngjarje të rëndë mbetën të plagosur dhe 119 persona të tjerë, shumë prej të cilëve kanë marrë djegie të rënda.

Një hetim penal ndaj çiftit francez që menaxhonte barin Le Constellation është duke u zhvilluar.

Çifti francez që zotëron barin - të identifikuar nga mediat si Jacques dhe Jessica Moretti, akuzohen për vrasje nga pakujdesia, lëndime trupore nga pakujdesia dhe zjarrvënie nga pakujdesia , tha zyra e prokurorëve për rajonin Valais.

Autoritetet dyshojnë se zjarri në lokalin e natës u shkatërrua si pasojë e fishekzjarrëve në shishet e shampanjave që mbanin në duar kamerieret.

Le Constellation ishte një vend i njohur për popullaritetin e tij tek të rinjtë në qytetin turistik të skive, ku mosha e lejuar për të pirë alkool është 16 vjeç.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)