Treni përplas autobusin mbi shina në Hamburg, ka viktima

Një tren dhe një autobus u përfshin në një aksident në Hamburg të Gjermanisë ku një person humbi jetën teksa 10 të tjerë mbetën të lënduar.

Burimi: Protothema

16.01.2026. 22:43

Treni përplas autobusin mbi shina në Hamburg, ka viktima

Një aksident i rëndë ndodhi në zonën portuale të Hamburgut, ku një autobus u përplas me një tren në një kalim hekurudhor të pambrojtur. Si pasojë, një person humbi jetën dhe dhjetë të tjerë u plagosën.

Të gjitha viktimat ndodheshin në autobus. Shoferi i autobusit mbeti i bllokuar në mjet dhe u lirua nga ekipet e shpëtimit. Dy persona janë plagosur rëndë, ndërsa gjashtë të tjerë lehtë. Disa nga të plagosurit u trajtuan në vend, ndërsa të tjerë u dërguan në spital.

Policia bëri të ditur se shkaqet e aksidentit ende nuk janë sqaruar dhe hetimet janë në vijim. Në vendngjarje u angazhuan shërbimet e emergjencës dhe mjekësia ligjore.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)