Përdorën vetëm spraj djegës, grabiten 2,7 mln dollarë në qendër të Tokios
Neutralizuan pesë viktimat pa përdorur asnjë armë, paratë do të transportoheshin me makinë drejt Hong Kongut.
11:44 8 h më parë30.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Anëtari i parë i familjes mbretërore që shkon në gjykata pas më tepër se një shekulli, para tre viteve fitoi çështjen kundër “Mirror”.
Princi Harry ka shpërthyer edhe një herë kundër tabloidëve britanikë gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën e Lartë të Londrës. Në betejën ligjore kundër grupit botues Associated Neëspapers Limited, që zotëron të përditshmen britanike “Daily Mail”. I prekur emocionalisht dhe gati në lot, Duka i Sussex akuzoi mediat se kanë “ndjekur dhe persekutuar” prej vitesh familjen e tij.
Harry akuzoi se situata e ka kthyer jetën e bashkëshortes së tij Meghan në “një ferr të vërtetë”. Ai denoncoi përdorimin e metodave të paligjshme, nga përgjimet telefonike, te çimkat dhe për të vijuar me dedektivë privatë. Kjo që ka ndodhur është cilësuar një fushatë e vazhdueshme ngacmimi mediatik, e përbërë nga artikuj që shkelin privatësinë, sulme të ashpra dhe hera-herës shkrime me përmbajtje raciste.
Sipas tij, kjo nuk është thjesht një betejë personale, por një luftë me interes publik për mbrojtjen e të drejtës së jetës private, në emër të qytetarëve të zakonshëm. Harry theksoi se “mijëra njerëz janë viktima të lakmisë” së tabloidëve për të marrë informacion me çdo kusht. “Është e neveritshme të mendosh se një figurë publike nuk ka të drejtë për një jetë private”, theksoi princi.
Gjatë dëshmisë, Harry rikujtoi edhe vdekjen e nënës së tij, princeshës Diana, në vitin 1997, duke nënvizuar marrëdhënien e vështirë me shtypin që nga ajo kohë. Ai theksoi rolin e mediave që ushtronin presion të vazhdueshëm ndaj saj para aksidentit fatal në Paris. Kjo është hera e dytë që princi Harry dëshmon në gjykatë: tre vite më parë ai fitoi një çështje kundër grupit “Mirror”, duke u bërë anëtari i parë i familjes mbretërore që dëshmonte në sallën e gjyqit pas më shumë se një shekulli.
Danimarka prezanton politikat e reja kundër emigracionit që parashikojnë deportimin e të huajve të dënuar me më shumë se një vit burg.
19:58 13 min më parë30.01.2026.
AutoriDepartamenti i Drejtësisë i SHBA-së do të publikojë mbi 3 milionë faqe dokumente dhe qindra mijëra imazhe e video lidhur me çështjen Jeffrey Epstein, duke përfshirë materiale të sekuestruara nga pajisjet e tij dhe dokumente të hetimeve të mëparshme.
19:38 6 min më parë30.01.2026.
Autori
I nxehti ka goditur prej disa ditësh Australinë. Termometri ka shënuar në disa zona 50 gradë Celsius.
19:21 23 min më parë30.01.2026.
Autori
Presidenti Trump njoftoi në Truth nominimin e Kevin Warsh si kryetar të Bordit të Rezervës Federale.
19:00 44 min më parë30.01.2026.
Autori
Antonio Guterres paralajmëroi se OKB-ja rrezikon kolaps financiar për shkak të mospagesës së kontributeve nga shtetet anëtare, veçanërisht pas tërheqjes së financimeve nga SHBA-ja.
18:43 1 h më parë30.01.2026.
Autori
Një i mitur 13 vjeç ka humbur jetën në Brazil pasi u sulmua nga peshkaqeni teksa luante në plazh me shokët.
18:06 1 h më parë30.01.2026.
Autori
Ish-prezantuesi i CNN, Don Lemon, është arrestuar në lidhje me një protestë që ndërpreu një shërbesë fetare në St. Paul, Minesota, raportuan mediat amerikane duke cituar burime zyrtare.
15:30 4 h më parë30.01.2026.
Autori
Aeroporti Domodedovo në Moskë, dikur simbol i suksesit të sipërmarrjes private ruse dhe një nga nyjet kryesore ajrore të vendit, është shitur javën e kaluar me një çmim që analistët e konsiderojnë “shumë poshtë vlerës reale”.
12:37 7 h më parë30.01.2026.
Autori
Presidenti rus Vladimir Putin ka pranuar një armëpushim të shkurtër ndaj sulmeve mbi qytetet ukrainase, pas një kërkese të drejtpërdrejtë nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
12:01 7 h më parë30.01.2026.
Autori
Komente (0)