Kapet i kërkuari në Fier, i dënuar me 2 vjet e 8 muaj për kultivim kanabisi
Një shtetas i dënuar me burg për kultivim narkotikësh është arrestuar së fundmi nga policia e Fierit.
10:38 1 ditë më parë03.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Investigimi nga britanikja “Daily Mail” zbulon metodën që shfrytëzon rrjetet sociale për tu përfshirë në tregun ekzistues të shitjes së narkotikëve, por edhe për rekrutimin e korrierëve.
Bandat shqiptare të drogës në Mbretërinë e Bashkuar po shesin hapur në rrjetet sociale telefona celularë, të cilët kanë të gatshëm një rrjet klientësh. Çmimet e aparatëve me “punë të ngritur” arrijnë deri në 300 mijë paund. Zbulimi është bërë nga investigimi i gazetës britanike, “Daily Mail”.
Bëhet fjalë për të ashtuquajturat “linja”. Thënë ndryshe, ato janë numra telefoni të përdorura për shitjen e drogës, te të cilat është krijuar një bazë e qëndrueshme blerësish. Për këtë arsye kanë vlerë shumë të lartë financiare. Sipas hetimit, bandat kriminale po i reklamojnë telefonat në platformën “TikTok”, duke u’a ofruar për blerje kriminelëve të tjerë shqiptarë në Britani. Në disa raste, shitësit u ofrojnë blerësve të mundshëm edhe një periudhë testimi, duke garantuar se pajisjet janë “të sigurta nga ndërhyrjet e forcave të rendit”.
Një prej llogarive të identifikuara, me emrin “Albanian Postcode”, ofron për shitje një linjë telefoni në zonën e Brighton dhe Hove për 300 mijë paund, duke pretenduar se numri merr porosi deri në 900 gramë kokainë në javë. Në përshkrim thuhet se telefoni qëndron aktiv 24 orë në 24 dhe përdoret nga shpërndarës që lëvizin me taksi. Aty theksohej se duhet të kontaktojnë vetëm blerës seriozë.
Një tjetër llogari, “shqipepostcode1”, reklamon një linjë në Barking dhe Dagenham, në lindje të Londrës, e cila sipas pretendimeve merr 350 deri në 400 porosi për kokainë në javë. Çmimi i pretenduar është 220 mijë paund, por ekziston mundësia e një uljeje. Shitësit e këtij numri shpreheshin se “po e shesin, pasi nuk arrijnë më ta menaxhojnë”.
Po ashtu, një profil tjetër me emrin “shqipet_e_pikave” ka publikuar disa njoftime për shitjen e linjave të drogës në zona të ndryshme të Britanisë, duke përfshirë Gloucester dhe Leicester, me çmime që variojnë nga 90 mijë deri në 140 mijë paund. Në këto njoftime pretendohet se nga kontaktet ekzistuese shiten qindra doza kokaine dhe sasi të konsiderueshme kanabisi çdo javë, duke u ofruar blerësve “garanci” dhe të drejtë testimi.
Sipas raportit, reklama të ngjashme janë gjetur për zona si Manchester, Kent, Essex, Brighton, Southampton, si dhe në disa rajone të Midlands dhe Londrës. Në disa raste, rrjetet sociale po përdoren edhe për rekrutimin e korrierëve shqiptarë të drogës në Mbretërinë e Bashkuar.
Agjencia Kombëtare e Krimit në Britaninë e Madhe ka deklaruar më herët, se bandat shqiptare kontrabandojnë çdo vit qindra miliona paund të fituara nga aktivitetet kriminale drejt Shqipërisë, duke përforcuar ndikimin e tyre në tregun e drogës dhe në krimin e organizuar ndërkombëtar.
Shërbimi Sekret Amerikan konfirmoi të hënën se personeli i tij iu përgjigj një të shtëne me armë zjarri pranë kompleksit të Shtëpisë së Bardhë në Uashington, D.C.
08:07 18 min më parë05.05.2026.
Autori
Komanda Qendrore Amerikane (Centcom) thotë se ka përdorur helikopterë për të shkatërruar anije të vogla iraniane. Kjo vjen pas sugjerimit të Presidentit Amerikan Donald Trump se SHBA-të kanë qëlluar shtatë anije të vogla iraniane ndërsa punojnë për të hapur Ngushticën e Hormuzit.
07:36 12 min më parë05.05.2026.
Autori
Sipas Erdoganit, ajo që ai e quajti “miopi strategjike” e BE-së ndaj Turqisë vazhdon të jetë e pranishme në shumë institucione evropiane.
22:44 9 h më parë04.05.2026.
Autori
Nga ana tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes paralajmëroi se çdo përpjekje e Ukrainës për të goditur Moskën gjatë festimeve do të pasohet me një “sulm masiv raketor ndaj Kievit”.
22:27 9 h më parë04.05.2026.
Autori
Avioni ishte nisur nga aeroporti Pampulha në orën 12:16 teksa pak minuta më vonë, shërbimet e emergjencës u njoftuan për rrëzimin e tij.
22:13 9 h më parë04.05.2026.
Autori
Këto deklarata vijnë pasi komisionarja për Zgjerim, Marta Kos, kishte thënë më herët se pagesat nga Plani i Rritjes ishin pezulluar për shkak të regresit në drejtësi dhe ligjeve të diskutueshme.
21:13 10 h më parë04.05.2026.
Autori
Zelensky theksoi se kjo situatë tregon se Rusia nuk është në një pozicion të fortë dhe u bëri thirrje liderëve evropianë të vazhdojnë presionin ndaj saj përmes sanksioneve.
20:58 10 h më parë04.05.2026.
Autori
Sipas policisë, dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të një defekti në sistemin e frenimit të kamionit.
20:43 11 h më parë04.05.2026.
Autori
Mohammed Imad, një mekanik nga kampi Nuseirat, tha se një riparim i plotë i makinës që kushtonte 2,000–2,500 shekel para luftës tani ka tejkaluar 17,000 shekel, që do të thotë më shumë se 5,650 dollarë.
20:27 11 h më parë04.05.2026.
Autori
Komente (0)