Burgeri amerikan shijon më tepër se të vdesësh për Putin, ushtarët rusë: Po u dorëzuam na vrasin tanët, si me sovjetikët

Brigada e 34-të e Marinës së Ukrainës ka shfaqur një video ku të burgosurve rusë të luftës u shërbehet ushqim nga McDonald’s gjatë një interviste të realizuar me ta.

12.05.2026. 22:51

Burgeri amerikan shijon më tepër se të vdesësh për Putin, ushtarët rusë: Po u dorëzuam na vrasin tanët, si me sovjetikët

Brigada e 34-të e Marinës së Ukrainës ka shfaqur një video ku të burgosurve rusë të luftës u shërbehet ushqim nga McDonald’s gjatë një interviste të realizuar me ta. Në pamjet e publikuara, ushtarët rusë shihen duke ngrënë burgerë dhe patate të skuqura ndërsa flasin për momentin e dorëzimit dhe kapjen e tyre.

Sipas materialit të shpërndarë, të burgosurit e luftës janë trajtuar me ushqim të sjellë nga zinxhiri amerikan i ushqimit të shpejtë, i cili nuk është gjerësisht i disponueshëm në Rusi. Dhe, ashtu si mund të imagjinohej, burgeri amerikan i ka shijuar më tepër ushtarëve se ideja për të vdekur në front për Vladimir Putin.

Në deklaratat e tyre gjatë intervistës, disa prej ushtarëve kanë pohuar se gjatë përpjekjeve për t’u dorëzuar, njësitë ruse i kanë sulmuar me dronë, duke i penguar ta bëjnë diçka të tillë. Gjithsesi, këto pretendime të tyre të regjistruara në video, nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur. Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendje për mënyrën e trajtimit të të burgosurve dhe për rrëfimet e tyre mbi situatën në frontin e luftës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)