Sikur të mos mjaftonte problemet që ka shkaktuar lufta, Gaza është përballur në ditët e fundit me mot të keq, të shoqëruar me reshje të dendura shiu që kanë shkaktuar përmbytje në disa zona.
Sipas të dhënave nga organizatat e ndihmës humanitare, të paktën 6 persona kanë humbur jetën nga moti i keq, kjo edhe për shkak të shembjes së disa shtëpive të dëmtuara rëndë nga bombardimet.
Situata është edhe më e vështirë nga ulja e temperaturave, duke qenë se pjesa më e madhe e enklavës prej muajsh tashmë jetojnë në çadra, në kushtet aspak të favorshme.
Tre muaj pas armëpushit, forcat izraelite kanë urdhëruar shpopullimin pothuajse të plotë të rreth dy të tretave të territorit të Gazës, duke detyruar më shumë se dy milionë banorë të zhvendosen drejt një zone të ngushtë pranë bregdetit.
Sipas autoriteteve, rreth 7,000 tenda janë dëmtuar gjatë 48 orëve të fundit, ndërsa shumica e familjeve të prekura nuk kanë strehim alternativ.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)