Irani rikthehen internetin: Dobësuam lidhjet e qelizave terroriste

Autoritetet në Iran janë duke rivendosur internetin gradualisht në vend, me pretendimin se situata nga protestat është përmirësuar.

Burimi: Al Jazeera

17.01.2026. 21:03

Irani rikthehen internetin: Dobësuam lidhjet e qelizave terroriste

Irani ka nisur të lehtësojë gradualisht kufizimet e komunikimit që vendosi për shkak të protestave të dhunshme antiqeveritare që përfshinë vendin për më shumë se dy javë.

Autoritetet rivendosën shërbimin e mesazheve SMS në të gjithë vendin pas tetë ditësh ndërprerjeje pothuajse totale të internetit, duke thënë se situata e sigurisë është stabilizuar.

Sipas zyrtarëve, ndërprerja e internetit kishte dobësuar ndjeshëm lidhjet e brendshme të rrjeteve të opozitës jashtë vendit dhe kishte penguar aktivitetet e qelizave terroriste. Ata njoftuan se gradualisht do të hiqen edhe kontrollet e tjera të komunikimeve, duke ndjekur një plan me faza.

Megjithatë, tensionet mbeten të larta, ndërsa vendi vazhdon të përballet me pasojat e protestave. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se lidhjet do të rikthehen së shpejti.

Të paktën 3000 persona u vranë dhe mijëra të tjerë u arrestuan në protestën kundër regjimit në Iran, teksa shifrat mendohet se mund të jenë edhe më të larta.

Protestat nisën si një kundërshtim i situatës së vështirë ekonomike, për t’u kthyer në manifestime të mëdha në shumë qytete kundër regjimit të ajatollahëve.

Irani ka akuzuar Izraelin dhe SHBA se fshihen pas organizimit të këtyre protestave, teksa dhuna ndaj protestuesve është dënuar nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)