Izraeli ka nisur një sulm parandalues kundër Iranit me qëllim “eliminimin e kërcënimeve” ndaj tij. Lajmi u bë i ditur nga ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz. Ai njoftoi gjithashtu shpalljen e “gjendjes së menjëhershme të emergjencës në të gjithë vendin”.
Sipas deklaratës zyrtare, vendimi është marrë në kuadër të masave të sigurisë kombëtare për të parandaluar rreziqe të mundshme ndaj territorit izraelit. Ndërkohë, sirenat e alarmit kanë rënë në mbarë vendin, duke sinjalizuar rrezik të mundshëm për sulme hakmarrëse.
Komanda e Frontit të Brendshëm ka paralajmëruar qytetarët që të qëndrojnë pranë vendstrehimeve kundërajrore. Popullsia është këshilluar gjithashtu që në situatën e krijuar të ndjekë udhëzimet e autoriteteve.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)