U bombardua rezidenca e Khamenei, Lideri Suprem ishte zhvendosur në një “vend të sigurt”

Mund të jetë strehuar sërish në një nga bunkerët me siguri shumë të lartë, ku ishte detyruar të fshihej edhe gjatë ditëve më të tensionuara të protestave.

28.02.2026. 08:53

U bombardua rezidenca e Khamenei, Lideri Suprem ishte zhvendosur në një “vend të sigurt”

Lideri suprem i Iranit, ajatollah Ali Khamenei nuk ndodhej në rezidencën e tij në qendër të Teheranit, në momentin kur Izraeli nisi sulmin e ri “parandalues” me raketa mbi kryeqytetin iranian. Sipas mediave izraelite, Khamenei nuk gjendej në qytet në momentin e sulmit.

Për shkak të intensitetit të bombardimeve të kombinuara nga Tel Avivi dhe Uashingtoni, ai është “transferuar në një vend të sigurt”. Raportohet se Khamenei mund të jetë strehuar sërish në një nga bunkerët me siguri shumë të lartë, ku ishte detyruar të fshihej edhe gjatë ditëve më të tensionuara të protestave që përfshinë rrugët e Iranit pak javë më parë.

Sipas burimeve, sulmet izraelite kanë goditur veçanërisht zonën e rrugës Pasteur, ku ndodhen pallati presidencial dhe selia e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë. Pranë tyre ndodhet edhe kompleksi rezidencial i ajatollahut.

Ndërkohë, Khamenei nuk ishte shfaqur në publik prej disa ditësh, çka shihet si një masë paraprake përballë tensioneve në rritje mes Teheranit dhe Shteteve të Bashkuara. Uashingtoni kishte paralajmëruar prej ditësh mundësinë e një sulmi konkret në territorin iranian.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)