“Edhe SHBA po sulmojnë Iranin”, New York Times: Sulm më i gjerë se ai i qershorit

Mediat konfirmojnë edhe përfshirjen e ushtrisë amerikane, mes objektivëve të sulmit janë aparati ushtarak, media dhe Pallati Presidencial i Iranit.

28.02.2026. 09:02

“Edhe SHBA po sulmojnë Iranin”, New York Times: Sulm më i gjerë se ai i qershorit

Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po marrin pjesë në sulmet kundër Iranit, në krah të Izraelit. Lajmi është raportuar nga “Wall Street Journal”, që citonte burime të afërta me zhvillimet në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, sipas “New York Times”, operacioni aktual pritet të jetë më i gjerë se sulmet e ndërmarra në muajin qershor kundër impianteve bërthamore iraniane.

Gazeta amerikane citon zyrtarë të administratës, të cilët theksojnë se veprimet ushtarake në vazhdim kanë një shtrirje më të madhe dhe objektiva më të zgjeruara. Mes objektivëve të sulmit janë aparati ushtarak, media dhe Pallati Presidencial i Iranit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)