Dhjetëra persona raportohet të jenë vrarë dhe plagosur në radhët e Gardës Revolucionare iraniane, që njihet ndryshe edhe si Pasdaran. Sipas raportimeve, mes personave të eliminuar përfshihen edhe disa figura kyçe.
Lajmi është bërë i ditur nga televizioni izraelit “Channel 12”, duke cituar raportime paraprake që vijnë nga Irani. Sipas të njëjtave burime, sulmet kanë shkaktuar humbje të rënda në radhët e forcave të sigurisë iraniane.
Gjithashtu, janë raportuar ndërprerje serioze të rrjetit të telefonisë celulare në disa zona. Kjo mund të lidhet me dëmtimet infrastrukturore pas bombardimeve ose me masa të sigurisë të ndërmarra nga autoritetet iraniane.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)