Shpërthime në Riad dhe Emiratet e Bashkuara, një i vdekur në Abu Dabi pas raketës iraniane

Raportohet gjithashtu se kanë ndodhur shpërthime të tjera në Abu Dabi dhe Dubai, pas vendimit të autoriteteve për të mbyllur pjesërisht hapësirën ajrore.

28.02.2026. 11:40

Shpërthime në Riad dhe Emiratet e Bashkuara, një i vdekur në Abu Dabi pas raketës iraniane

Lindja e Mesme po merr flakë. Hakmarrja iraniane ka bërë që të regjistrohen shpërthime në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad teksa nën shënjestër kanë qenë edhe disa baza amerikane në Bahrein, Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajt.

Gazetarët e pranishëm në Riad raportuan se dëgjuan shpërthime të forta. Ndërkohë, një person ka humbur jetën në Abu Dabi pasi autoritetet interceptuan një raketë iraniane.

Raportohet gjithashtu se kanë ndodhur shpërthime të tjera në Abu Dabi dhe Dubai, pas vendimit të autoriteteve për të mbyllur pjesërisht hapësirën ajrore. Situata pas sulmeve izraelito-amerikane ndaj Iranit ka shkaktuar një përshkallëzim të ndjeshëm të tensionit ushtarak në rajon.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)