“Synohej vrasja e Ali Khamenei dhe presidentit Pezeshkian”, të rinjtë iranianë festuan në rrugë pas bombardimeve

Pas bombardimeve në Teheran kanë humbur jetën janë disa komandantë të Gardës Revolucionare, si edhe zyrtarë politikë të regjimit.

28.02.2026. 11:54

“Synohej vrasja e Ali Khamenei dhe presidentit Pezeshkian”, të rinjtë iranianë festuan në rrugë pas bombardimeve

Sipas raportimeve nga “Axios”, sulmet e përbashkëta izraelite dhe amerikane ndaj Iranit kishin për qëllim eliminimin e zyrtarëve të lartë iranianë dhe liderëve politikë. Mes objektivave përfshiheshin udhëheqësin suprem Ali Khamenei dhe presidenti Pezeshkian.

Sipas të njëjtave burime, Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrë pjesë në mënyrë të drejtpërdrejt në këto sulme, por kanë ofruar mbulim me zjarr. “Reuters” raporton se tashmë në Teheran ka nisur numërimi i viktimave. Mes atyre që kanë humbur jetën janë disa komandantë të Gardës Revolucionare, që ndryshe njihet me emrin Pasdaran, si edhe zyrtarë politikë.

Ndërkohë, në rrjetet sociale qarkullojnë video ku të rinj iranianë shihen duke duartrokitur dhe duke festuar sulmet amerikano-izraelite. Ata ndodheshin në rrugët e Teheranit në momentin e bombardimit të pallatit presidencial të Iranit. “E dua Trump” brohorisnin disa prej tyre, teksa shihnin zjarrin dhe tymin nga godinat kryesore të regjimit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)