Eliminohet Mohammad Pakpour, udhëheqësi i Gardës Revolucionare. Shkatërrohet rezidenca e Khameneit
Gjenerali njihej edhe si “kasapi” i protestuesve. Ai cilësohej përgjegjës për vdekjen e qindra personave që dilnin në sheshe gjatë tubimeve kundër regjimit në Teheran.
Sipas vlerësimeve të para, pas sulmit të përbashkët ndërmjet Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, një prej të eliminuarve të Shtetit Islamik ishte edhe udhëheqësi i Gardës Revolucionare Iraniane, Mohammad Pakpour. Sipas raportimeve paraprake, dyshohet se ai ka humbur jetën gjatë sulmeve ajrore.
Në Iran, gjenerali njihej edhe si “kasapi” i protestuesve. Ai cilësohej përgjegjës për vdekjen e qindra personave që dilnin në sheshe gjatë tubimeve kundër regjimit në Teheran.
Sipas mediave izraelite dhe amerikane, mes tyre edhe “New York Times”, kompleksi rezidencial i ajatollah Ali Khamenei është shkatërruar plotësisht. Bazuar në imazhet satelitore të publikuara nga gazeta amerikane, disa ndërtesa janë shembur mbi njëra-tjetrën.
Burimet iraniane bëjnë me dije se Khamenei nuk ndodhej në kompleks në momentin e sulmit, por ende nuk ka informacione të qarta mbi gjendjen e tij aktuale.
Foto nga sateliti
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Grupe personash dogjën automjete dhe kosha mbeturinash, hodhën mjete piroteknike dhe shkaktuan dëme në disa biznese. Forcat e rendit ndërhynë me disa operacione shpërndarjeje pasi turmat u bënë të pakontrollueshme në disa pjesë të qytetit.
Ndërhyrjet janë përqendruar në zona me rëndësi turistike si në Llogara, Filikur dhe Qeparo, me synimin për lirimin e hapësirave dhe frenimin e ndërtimeve të paligjshme përgjatë vijës bregdetare.
Komenti erdhi pasi Ati i Shenjtë, i cili ka lindur në Chicago, shpërndau fotografi nga takimi i ditëve të fundit mes tij dhe kryebashkiakut të qytetit, Brandon Johnson.
Sipas udhëzimeve të reja, grumbullimet publike kufizohen në maksimum 50 persona në ambiente të hapura dhe 200 persona në ambiente të mbyllura, ndërsa plazhet në zonat e prekura janë mbyllur.
Forcat ukrainase kanë ndërmarrë një seri sulmesh të reja në territorin rus, duke goditur objektiva ushtarake strategjike në rajonin e Rostovit dhe Krasnodarit.
Një fluturim i kompanisë United Airlines është detyruar të bëjë ulje emergjente pasi një pasagjer shkaktoi panik në bord duke tentuar disa herë të depërtojë në kabinën e pilotëve.
Një anije turistike u fundos në brigjet e Turqisë gjatë një lundrimi pranë zonës turistike të Marmarisit, duke detyruar 148 pasagjerë të hidhen në det për të shpëtuar jetën.
Një ekspeditë alpinizmi nga Letonia është përfshirë nga një tragjedi në Alaskë, ku tre alpinistë humbën jetën pas një rënieje pranë një prej zonave më të rrezikshme të malit Mekinli.
Ish-komandanti i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike pretendoi, përmes një postimi në platformën X, se Trump po "tradhton diplomacinë për herë të tretë".
Thellë nën Paqësorin Jugor, shkencëtarët kanë konfirmuar ekzistencën e një mase të madhe toke që ka qenë objekt debati për dekada. Nuk është një ishull apo fragmente të shpërndara shkëmbinjsh, por një strukturë gjeologjike e vazhdueshme me identitetin e vet, e quajtur Zealandia.
Në disa pjesë të Evropës, temperatura ka arritur në 10 deri në 15 gradë Celsius mbi mesataren për këtë kohë të vitit, ndërsa java që u mbyll e futi kontinentin në... furrë.
Komente (0)