"Doni të flisni, tani jeni vonë", Donald Trump i përgjigjet Iranit

Teksa sulmet ndaj Iranit kanë hyrë në ditën e katërt, presidenti amerikan Donald Trump poston në rrjetet sociale se Irani i ka kërkuar bisedime, por ai u ka thënë se "tani është vonë".

03.03.2026. 14:41

"Doni të flisni, tani jeni vonë", Donald Trump i përgjigjet Iranit

Teksa sulmet ndaj Iranit kanë hyrë në ditën e katërt, presidenti amerikan Donald Trump poston në rrjetet sociale se Irani i ka kërkuar bisedime, por ai u ka thënë se "tani është vonë".

"Mbrojtja e tyre ajrore, Forcat Ajrore, Marina dhe Lidershipi nuk janë më”, shkruan ai, duke nënkuptuar zyrtarët iranianë, së bashku me një link për një artikull opinioni në Washington Post rreth “lindjes së Doktrinës Trump”. 

“Ata duan të flasin. Unë thashë ‘Tepër vonë!’”, thotë kreu i Shtëpisë së Bardhë më tej.

Duke folur dje në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se sulmet ka të ngjarë të zgjasin katër deri në pesë javë, ndërsa Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, paralajmëroi se "goditjet më të rënda ende nuk kanë ardhur".

Më herët gjatë ditës, Donald Trump komentoi në Truth Social mbi rezervat amerikane të municioneve të “llojit të mesëm dhe të lartë”, duke shtuar se luftërat “mund të zhvillohen ‘përgjithmonë’ vetëm duke përdorur vetëm këto furnizime”.

"Ne kemi një furnizim praktikisht të pakufizuar të këtyre armëve. Shtetet e Bashkuara janë të pajisura me stoqe dhe janë gati për të fituar", shkroi Trump.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë akuzon gjithashtu paraardhësin e tij Joe Biden se i ka siguruar Ukrainës shumë armë amerikane të nivelit super të lartë.

Në fund të mandatit të tij katërvjeçar, Biden i kishte lejuar Ukrainës të përdorte raketa të fuqishme ATACMS me rreze të gjatë veprimi, të afta të godisnin deri në 300 km.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)