8 ditë luftë, përditësohet bilanci i viktimave në Iran

HRANA shkruan gjithashtu se në objektivin e sulmeve ajrore të SHBA dhe Izraelit kanë qenë dhe disa objekte të mbrojtura sipas ligjit ndërkombëtar humanitar.

Burimi: CNN

08.03.2026. 14:32

8 ditë luftë, përditësohet bilanci i viktimave në Iran

Agjencia e Lajmeve e Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA) me seli në SHBA raporton se

të paktën 1,205 civilë janë vrarë në Iran që kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli filluan sulmet ndaj regjimit të Ajatollahëve.

Totali, që përfshin 194 fëmijë, tha HRANA, që do të thotë se numri i njerëzve të vrarë në këtë luftë e ka tejkaluar numrin viktimave në luftën 12-ditore të verës së kaluar midis Iranit, Izraelit dhe SHBA.

Gjatë atij konflikti, sipas vlerësimeve të HRANA-s, u vranë rreth 1,190 persona.

HRANA shkruan gjithashtu se në objektivin e sulmeve ajrore të SHBA dhe Izraelit kanë qenë dhe disa objekte të mbrojtura sipas ligjit ndërkombëtar humanitar.

Këto përfshijnë një shkollë vajzash në qytetin e lindjes së Ali Khameinit, një klinikë mjekësore në Zanganeh, një shtëpi banimi në Eslamshahr dhe një impiant shkripëzimi në Qeshm.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)