Sulmi i parë pas armëushimit, Izraeli bombardon Bejrutin

Izraeli ka sulmuar një lagje në Dahieh, një zonë në periferitë jugore të kryeqytetit të Libanit, Bejrut.

07.05.2026. 08:33

Sulmi i parë pas armëushimit, Izraeli bombardon Bejrutin

Izraeli ka sulmuar një lagje në Dahieh, një zonë në periferitë jugore të kryeqytetit të Libanit, Bejrut.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se sulmet kanë për qëllim eliminimin e një komandanti të Hezbollahut.

Një sulm ajror izraelit ka goditur periferitë jugore të Bejrutit për herë të parë pas disa javësh.

Pamjet e postuara në internet tregojnë dëme të shumta pranë ndërtesës që u godit në zonën e njohur si Dahieh.

Netanyahu thotë se ai dhe Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, urdhëruan ushtrinë e vendit "të sulmojë tani në Bejrut komandantin e Forcës Radëan në organizatën terroriste Hezbollah me qëllim neutralizimin e tij".

Në një postim në mediat sociale ai pretendon se forca Radëan ishte "përgjegjëse për të qëlluar në vendbanimet izraelite dhe për dëmtimin e ushtarëve të IDF [Forcave të Mbrojtjes së Izraelit]".

Netanyahu tha se "krahu i gjatë i Izraelit do të arrijë çdo armik dhe vrasës", duke shtuar; "kështu është bërë dhe kështu do të bëhet!"

Ky është një armëpushim vetëm në emër. Në Libanin jugor, sulmet ajrore izraelite vazhdojnë dhe më shumë se njëqind njerëz janë vrarë ditët e fundit, përfshirë civilë, shkruan BBC. Izraeli thotë se po reagon ndaj shkeljeve të marrëveshjes nga Hezbollahu.

Grupi ka sulmuar trupat izraelite që pushtojnë pjesë të Libanit dhe Izraelit verior, duke thënë se po i përgjigjet shkeljeve të Izraelit.

Sulmi në Bejrut mund të çojë në një përshkallëzim tjetër të konfliktit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)