Macron ofron tryezë paqeje në Paris: Izraeli dhe Libani të deeskalojnë situatën

Presidenti Emmanuel Macron thotë se Hezbollahu duhet të ndalojë menjëherë qasjen e tij përshkallëzuese, ndërsa Izraeli duhet të braktisë çdo ofensivë në shkallë të gjerë.

14.03.2026. 13:25

Macron ofron tryezë paqeje në Paris: Izraeli dhe Libani të deeskalojnë situatën

Franca ka vendosur të përfshihet në konfliktin në Lindjen e Mesme, jo përmes inkuadrimit të ushtrisë, por duke u vetëofruar për të negociuar deeskalimin e situatës në Liban.

Presidenti Emmanuel Macron thotë se Hezbollahu duhet të ndalojë menjëherë qasjen e tij përshkallëzuese, ndërsa Izraeli duhet të braktisë çdo ofensivë në shkallë të gjerë dhe të ndërpresë sulmet intensive ajrore, në një kohë kur qindra mijëra civilë tashmë kanë ikur nga bombardimet.

Ekzekutivi libanez i shtyrë nga shefi i Elizesë duket se ka shprehur gatishmërinë për të hyrë në bisedime të drejtpërdrejta me Izraelin, duke kërkuar që të gjithë komponentët e vendit të përfaqësohen në këto bisedime.

“Izraeli duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi për të hyrë në negociata, për të arritur një armëpushim, për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme dhe për t'u lejuar autoriteteve libaneze të përmbushin detyrimet e tyre në një mënyrë që forcon sovranitetin e Libanit. Franca është e gatshme të lehtësojë këto bisedime duke i pritur ato në Paris”, shkroi Macron në platformën ‘X’.

Ai po ashtu bëri me dije se ka patur ditën e djeshme bisedime me Presidentin Aoun, Kryeministrin Salam dhe Kryetaren e Parlamentit Berri.

“Duhet bërë gjithçka që është e mundur për të parandaluar që Libani të bjerë në kaos”, nënvizon Macron.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)