“Duhet një strategji të qartë”, kërkesat e Kongresit Amerikan për Trump: Plan dalje nga konflikti në Iran

Sipas rezolutës “Pushteti i Luftës”, në SHBA lejohet që presidenti të vendosë veton dhe të zhvillojë operacione ushtarake deri në 60 ditë pa miratimin e Kongresit.

21.03.2026. 17:21

“Duhet një strategji të qartë”, kërkesat e Kongresit Amerikan për Trump: Plan dalje nga konflikti në Iran

Në Kongresin Amerikan ka diskutime mbi strategjinë dhe përfundimin e konfliktit me Iranin, të nisur nga presidenti Donald Trump pa një votim formal autorizimi. Tre javë pas fillimit të luftës, ligjvënësit kërkojnë sqarime rreth objektivave, kohëzgjatjes së ofensivës dhe kostove të operacionit ushtarak.

Sipas burimeve parlamentare, bilanci aktual përfshin të paktën 13 ushtarë amerikanë të vrarë dhe mbi 230 të plagosur. Ndërkohë, Pentagoni ka paraqitur një kërkesë për një fond me vlerë afro 200 miliardë dollarë për financimin e operacioneve.

Në të njëjtën kohë, mijëra trupa janë dislokuar në Lindjen e Mesme, ndërsa çmimet e naftës kanë nisur të rriten, duke shtuar shqetësimet ekonomike në mbarë botën. “Cili është objektivi përfundimtar?”, është shprehur për Associated Press senatori republikan Thom Tillis. Ai theksoi nevojën për një strategji të qartë.

Kritika kanë ardhur edhe nga demokratët, të cilët kundërshtojnë mungesën e një plani të detajuar. Sipas rezolutës “Pushteti i Luftës”, në SHBA lejohet që presidenti të vendosë veton dhe të zhvillojë operacione ushtarake deri në 60 ditë pa miratimin e Kongresit. Por, me afrimin e këtij afati, presioni politik ndaj administratës po rritet.

Vetë presidenti Trump ka deklaruar se po shqyrton mundësinë e reduktimit të operacioneve në Lindjen e Mesme. Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë vazhdon të theksojë si objektiva kryesore frenimin e programit bërthamor iranian dhe dobësimin e kapaciteteve raketore të Teheranit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)