Njihet si qyteti më i ftohtë në botë. Quhet Yakutsk në Rusi dhe është i ndikuar nga klima e ashpër e Siberisë. Momentalisht, temperaturat e regjistruara në këtë rajon janë -56°C, të cilat përbëjnë të ftohtin më të madh të regjistruar gjatë këtij dimri në rang global.
Por, kjo nuk është befasi për banorët lokalë. Në Yakutsk jetojnë më tepër se 355 mijë banorë. Për ta nuk bëhet fjalë thjesht për mbijetesë, por për një mënyrë jete. Në periudhën nga nëntori deri në shkurt të çdo viti, temperaturat normale aty janë të paktën -20°C.
Ndërkohë, gjatë të ftohtit më të acartë, termometri ka regjistruar edhe kuota jashtë çdo logjike normale, deri në -64°C. Ky është një prej vendeve të banuara më të ftohta në rang global, ku kushtet ekstreme atmosferike ndikojnë në jetën e përditshme, në transport dhe infrastrukturë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)