Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 19 min më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Nga Kosta Rika në Islandë dhe Ishujt e Paqësorit, 22 vende kanë "shkrirë" ushtritë e tyre.
Në një botë të karakterizuar nga blerja e armatimeve, tensionet gjeopolitike dhe konfliktet ushtarake në vitin 2026, 22 vende ndjekin një rrugë krejtësisht të ndryshme, pasi ato nuk kanë ushtri. E megjithatë, jo vetëm që mbijetojnë, por në shumë raste janë ndër shoqëritë më të qëndrueshme dhe të sigurta në planet.
Rasti më emblematik është Kosta Rika. Më 1 dhjetor 1948, udhëheqësi i atëhershëm i vendit, José Figueres Ferrer, njoftoi heqjen përfundimtare të ushtrisë, duke i shndërruar kazermat në shkolla dhe institucione kulturore. Ky vendim, i konsideruar i pamatur në një Amerikë Latine të trazuar, në fund të fundit formoi bazën për një demokraci të qëndrueshme, me investime të larta në arsim dhe kohezion social.
Panamaja ndoqi një rrugë të ngjashme pas rënies së regjimit të Noriegës. Në vitin 1990, vendi shfuqizoi ushtrinë e saj, duke zgjedhur të mbështetej në forcat e përforcuara policore dhe në rëndësinë ndërkombëtare të Kanalit. E njëjta gjë ndodhi edhe në Grenada, ku ushtria u nxor jashtë ligjit pas pushtimit amerikan të vitit 1983.
Në Karaibe, shtete të tilla si Republika Dominikane, Shën Lucia dhe Shën Vincenti e Grenadinet kanë zgjedhur të investojnë në turizëm dhe stabilitet në vend të fuqisë ushtarake. Mauritiusi po ndjek një model të ngjashëm në Oqeanin Indian.
Në Evropë, Islanda është unike, asi ishulli i akullt është anëtare e NATO-s pa një ushtri të përhershme. Mbrojtja e saj bazohet tek roja bregdetare dhe marrëveshjet ndërkombëtare, kryesisht me Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, vendi ka luajtur një rol vendimtar në Atlantikun e Veriut dhe historikisht ka arritur të mbizotërojë mbi Mbretërinë e Bashkuar në të ashtuquajturat "Luftërat e Merlucit" në vitet 1970.
Shtetet e vogla evropiane si Andorra, Monako dhe Vatikani mbështeten në mbrojtjen e vendeve fqinje, ndërsa Lihtenshtajni mbetet i famshëm për paradoksin historik të vitit 1866, kur një ekspeditë ushtarake u kthye nga lufta me më shumë burra sesa kishte dërguar. Pak më vonë, ushtria u shpërbë përgjithmonë.
Në Paqësor, shtete të tilla si Mikronezia, Ishujt Marshall dhe Palau ia kanë lënë mbrojtjen e tyre Shteteve të Bashkuara nëpërmjet traktateve të veçanta, duke marrë mbështetje financiare dhe garanci sigurie. Samoa, nga ana tjetër, mbështetet te Zelanda e Re, ndërsa vende të tilla si Nauru, Tuvalu dhe Ishujt Kuk plotësojnë listën.
Pavarësisht rrethanave të ndryshme gjeografike dhe politike, të gjitha këto vende ndajnë një karakteristikë të përbashkët: ato zgjodhën diplomacinë, aleancat ndërkombëtare dhe stabilitetin e brendshëm mbi fuqinë ushtarake. Dhe deri më sot, kjo zgjedhje duket se ka dhënë frytet e saj.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Irani ende dëshiron bisedime me Uashingtonin, ndërkohë që flota amerikane, e udhëhequr nga aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln, ka mbërritur në ujërat e Lindjes së Mesme.
11:16 2 h më parë28.01.2026.
Autori
Një zjarr i madh shpërtheu mbrëmjen e së martës në një hotel luksoz me 5 yje në resortin e njohur të Courchevel në Francë, duke detyruar autoritetet të evakuojnë qindra persona nga disa godina përreth.
09:59 3 h më parë28.01.2026.
Autori
Sipas të dhënave të një studimi, rreth 1,2 milionë ushtarë rusë dhe afërsisht 600 mijë ushtarë ukrainas janë viktima ose rezultojnë të zhdukur.
09:33 3 h më parë28.01.2026.
Autori
Duke folur për operacionet e fundit ushtarake të amerikanëve, presidenti i Shteteve të Bashkuara konfirmoi se në qershor u neutralizuan kapacitetet bërthamore të Teheranit.
09:17 4 h më parë28.01.2026.
Autori
Ngjarja ka ndodhur në Sonmargun të Indisë, fatmirësisht autoritetet njoftuan se nuk ka persona të lënduar apo viktima.
08:51 4 h më parë28.01.2026.
Autori
Koreja e Veriut do të zbulojë "fazën tjetër" të planit të saj të parandalimit bërthamor në kongresin e ardhshëm të Partisë së Punëtorëve në shkurt.
08:35 4 h më parë28.01.2026.
Autori
Vendi ynë është cilësuar si një prej anëtarëve themelues të organizatës ndërkombëtare të krijuar nga presidenti Donald Trump.
08:19 5 h më parë28.01.2026.
Autori
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dërguar "carin e tij kufitar" Tom Homan për të udhëhequr zbatimin e ligjit për imigracionin në terren në Minneapolis, pasi dy qytetarë amerikanë u qëlluan për vdekje nga agjentë federalë në qytet në më pak se një muaj.
08:05 5 h më parë28.01.2026.
AutoriQeveria në Oslo ka zgjedhur sistemin e artilerisë Chunmoo, podhuar nga kompania e sistemeve të mbrojtjes së Koresë së Jugut, Hanwha Aerospace.
23:15 14 h më parë27.01.2026.
Autori
Komente (0)