Tragjike në Brazil, peshkaqeni i merr jetën një të mituri

Një i mitur 13 vjeç ka humbur jetën në Brazil pasi u sulmua nga peshkaqeni teksa luante në plazh me shokët.

Burimi: CNN Brazil

30.01.2026. 18:06

Tragjike në Brazil, peshkaqeni i merr jetën një të mituri

Një incident i rëndë ka tronditur komunitetin lokal në shtetin Pernambuco të Brazilit, ku një i mitur ka humbur jetën si pasojë e një sulmi nga peshkaqeni.

Viktima, një djalë 13-vjeçar, ndodhej në det bashkë me bashkëmoshatarët e tij pranë plazhit Chifre, kur u sulmua papritur nga peshkaqeni. Sipas autoriteteve, kafshimi ndodhi në zonën e kofshës, duke shkaktuar dëmtime të rënda dhe humbje të madhe gjaku.

Personat që ndodheshin pranë arritën ta nxirrnin fëmijën nga uji dhe i ofruan ndihmën e parë deri në mbërritjen e shërbimeve emergjente. Ai u transportua me urgjencë në spital, por mjekët konfirmuan se plagët e marra rezultuan fatale.

Specialistët e Komitetit për Monitorimin e Sulmeve nga Peshkaqenët bënë me dije se zona e prekur nga kafshimi është veçanërisht e rrezikshme për shkak të pranisë së arterieve kryesore, çka e bëri të pamundur shpëtimin e tij.

Pas kësaj ngjarjeje, autoritetet lokale kanë shtuar masat e sigurisë përgjatë vijës bregdetare, duke rritur monitorimin dhe duke vendosur sinjalistikë paralajmëruese për pushuesit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)