Përdorën vetëm spraj djegës, grabiten 2,7 mln dollarë në qendër të Tokios
Neutralizuan pesë viktimat pa përdorur asnjë armë, paratë do të transportoheshin me makinë drejt Hong Kongut.
11:44 1 ditë më parë30.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Një zbulim befasues në Suffolk të Anglisë ka nxjerrë në dritë provat se njeriu ka ndezur zjarr rreth 400 mijë vjet më parë, duke rishkruar historinë e evolucionit dhe teknologjisë së paraardhësve tanë.
Një zbulim i jashtëzakonshëm arkeologjik në fshatin Barnham të Suffolk-ut në Angli po rishkruan historinë e evolucionit njerëzor. Studiuesit britanikë kanë dokumentuar provat më të hershme të njohura deri më sot të zjarrit të krijuar nga njeriu, një arritje e lashtë që daton rreth 400.000 vjet më parë. Deri tani, mendohej se njerëzit nisën ta ndiznin zjarrin shumë më vonë, duke e shtyrë kronologjinë me më shumë se 350 mijë vjet.
BBC News, e cila pati ekskluzivitetin e parë nga vendi i gërmimeve, raporton se ekipi i British Museum ka zbuluar një vatër të lashtë, mjete guri të djegura dhe një mjet të primitivit të ndezjes së zjarrit, një copë stralli e përdorur së bashku me mineralin pirite, i njohur si “ari i budallenjve”. Goditja e strallit me piriten krijonte shkëndija, duke formuar kështu një lloj çakmaku prehistorik.
Analizat gjeologjike treguan se shtresa e tokës në vendin e zbulimit kishte marrë ngjyrë të kuqërremtë nga ekspozimi ndaj temperaturave të larta, provë e përsëritur e zjarreve të vogla të ndezura qëllimisht. Kjo shtresë ishte vendosur mbi depozita të vjetra pellgu, duke treguar se vendi ishte shfrytëzuar si një hapësirë e qëndrueshme për ndezjen e zjarrit.
Arkeologët theksojnë se kjo teknologji e hershme është përdorur nga paraardhësit e Neandertalëve, jo nga Homo sapiens. Sipas Prof. Chris Stringer të Muzeut të Historisë Natyrore, aftësia për të ndezur zjarr në çdo moment ishte thelbësore për përshtatjen në klimën britanike dhe çeli një epokë të re në zhvillimin njerëzor, ushqim më të tretshëm, tru më të zhvilluar, më shumë bashkëpunim dhe fillimet e gjuhës.
Zbulimi, i botuar në revistën “Nature”, konsiderohet një hap thelbësor në kërkimin global për të kuptuar se ku dhe si lindi teknologjia që ndryshoi rrënjësisht fatin e njerëzimit. Arkeologët besojnë se vendet e tjera në Evropë mund të fshehin prova të ngjashme, ndërsa kërkimet vazhdojnë.
Nga ushtrimet e fizike te dietat strikte, shumë njerëz janë të gatshëm të provojnë gjithçka për të jetuar më gjatë. Megjithatë, një studim i ri thotë se çelësi i jetëgjatësisë mund të mos jetë stili i jetesës, por kryesisht gjenet tona.
15:43 23 h më parë30.01.2026.
Autori
Një çift nga Florida ka ngritur padi ndaj një klinike fertilizimi pasi zbuloi se fëmija që sollën në jetë përmes fertilizimit in vitro nuk ka asnjë lidhje biologjike me ata.
15:04 23 h më parë30.01.2026.
Autori
Një histori e jashtëzakonshme familjare e lidhur me trashëgiminë e Luftës së Dytë Botërore është zbuluar së fundmi në qytetin e Lvivit, në Ukrainë.
22:42 1 ditë më parë29.01.2026.
Autori
Një ishull i vogël në Greqi ka ndërmarrë një nismë për të luftuar shpopullimin dhe për të tërhequr banorë të rinj.
22:28 1 ditë më parë29.01.2026.
Autori
Astronomët kanë identifikuar një planet, i cili është futur në listën e atyre që janë potencialisht të banueshëm, i cili ndodhet rreth 146 vite dritë larg Tokës, sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore Astrophysical Journal Letters.
20:19 1 ditë më parë29.01.2026.
Autori
Ky "thesar" hedh dritë të vlefshme mbi një episod misterioz në historinë e planetit tonë, pasi këto kafshë mbijetuan një periudhë në të cilën evolucioni i jetës u ndërpre dhunshëm.
15:16 1 ditë më parë29.01.2026.
Autori
Ndarjet janë të vështira, papritmas humbet personin me të cilin ke ndarë gjithçka. Por të qëndrosh shoqe me një ish-partner mund të jetë po aq e dhimbshme.
11:56 2 ditë më parë29.01.2026.
Autori
Menu e pazakontë gourmet në prag të Olimpiadës Dimërore, çmimet shkojnë deri në 120 euro.
11:34 2 ditë më parë29.01.2026.
Autori
Inxhinieri italian Alberto Donini nga Universiteti i Bolonjës tha se modelet e erozionit në bazën e piramidës sugjerojnë se ajo mund të jetë ndërtuar midis 20,000 dhe 40,000 vjet më parë.
11:15 2 ditë më parë29.01.2026.
Autori
Komente (0)