Prodhuesi i famshëm i uiskit mbyll distilerinë kryesore

Kompania më e famshme e uiskit në Kentucky do të ndalojë punën në një prej distilerive kryesore, në kuadër të një procesi riinvestimi.

Burimi: BBC

22.12.2025. 08:02

Prodhuesi i famshëm i uiskit mbyll distilerinë kryesore

Prodhuesi i uiskit të famshëm burbon Jim Beam, njoftoi se do të ndalojë prodhimin në distilerinë e tij kryesore në Kentucky për të gjithë vitin e ardhshëm.

Distileria do të qëndrojë e mbyllur pasi kompania ka vendosur që të kryejë investime të mëdha për të përmirësuar kushtet dhe teknologjinë.

Prodhuesit në Kentucky, të famshëm për burbonin e tyre, janë duke u përballuar me pasiguri, pjesërisht, për shkak të politikave tregtare të Presidentit të SHBA-së Donald Trump.

Marka është në pronësi të gjigantit japonez të pijeve  “Suntory Global Spirits”, dhe ka të punësuar më shumë se 1000 persona në të gjitha fabrikat.

Kompania po ashtu njoftoi se distileria tjetër në Kentucky dhe fabrikat e saj të mbushjes dhe magazinimit, do të vazhdojnë të funksionojnë së bashku me qendrën e vizitorëve.

Jim Beam tha gjithashtu se po vlerëson mundësinë se si do ta përdorë fuqinë punëtore gjatë pauzës së prodhimit dhe po zhvillon bisedime me sindikatën e punëtorëve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)