Milionat s’blejnë çdo gjë, edhe Bugatti ngec në dëborë

Një Bugatti Tourbillon, një superveturë e prezantuar në verën e 2024 është parë e bllokuar në borë, në Kroaci.

30.12.2025. 16:31

Milionat s’blejnë çdo gjë, edhe Bugatti ngec në dëborë

Paraja nuk mund të blejë çdo gjë dhe më së miri e vërteton kjo foto e realizuar në Kroaci. Edhe pse një Bugatti Tourbillon, kushton 3.8 milionë euro dhe të ofron komoditetin, shpejtësinë dhe adrenalinën në nivel maksimal, ajo shndërrohet në një makinë nomrlae kur përballë ka dëborën.

Dhe kjo e fundit ka rënë më shumicë në Kroaci këtë fundvit, aq sa një superveturë e prototipit Bugatti Tourbillon, e prodhuar për herë të parë në verën e 2024 është fotografuar e bllokuar në borë.

Mes borës që shkon deri në gju dhe baltës, dikush po përpiqej “ta nxirrte me lopatë” nga vendi ku kishte ngecur.

Kujtojmë se prototipi Tourbillon ka motor V16, 8.3 litër, tre motorë elektrikë dhe fuqinë totale prej 1,775 kuajfuqi.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)