Restoranti më luksoz nën ujë, menu e plotë për 700 euro personi

Struktura unike në Norvegji, një përvojë krejt ndryshe nga të tjerat në thellësitë e Detit të Veriut.

24.01.2026. 10:57

Restoranti më luksoz nën ujë, menu e plotë për 700 euro personi

Në jug të Norvegjisë, përballë ujërave të akullta të Detit të Veriut, është krijuar “Under”. Bëhet fjalë për restorantin më të madh nënujor në botë. Një strukturë unike, e ndërtuar nën nivelin e detit, që ofron një përvojë të pazakontë.

Aty nuk konsumohet thjesht ushqim, eksperienca është shumë më tepër se një vakt normal. Për të provuar këtë restorant të veçantë, duhet të zhytesh në thellësitë e detit. “Këtu hyn në një dimension tjetër, ku oqeani vendoset në një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me njeriun”, shpjegon pronari i restorantit, Stig Ubostad.

Ndërtesa është e ndarë në tre kate, të cilat janë tërësisht të zhytura në ambientin detar. Sipas pronarit të restorantit, ideja nuk është thjesht të ofrohet ushqim. Synimi mbetet të krijohet një udhëtim i shqisave, që bashkon arkitekturën, natyrën dhe kuzhinën e nivelit të lartë.

Në sallën kryesore janë vendosur vetëm 13 tavolina, me pamje direkt nga fundi i detit, ndërsa menu ka në përbërje degustim me 12 pjata. Përvoja është ekskluzive dhe e rezervuar për një numër të kufizuar vizitorësh, por ka edhe me kosto të lartë.

Çmimi i drekës nis nga 150 euro për person, ndërsa darka arrin deri në 250 euro, pa përfshirë pijet, të cilat e bëjnë faturën edhe më të “kripur”. Për ata që zgjedhin menunë e plotë me somelier, shpenzimi total mund të shkojë deri në 700 euro për person.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)