Vjosa Osmani firmos themelimin e Bordit të Paqes, ndan dhe një bisedë me Trump
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndodhej në tryezën e liderëve në Davos, ku përveç firmës për themelimin e Bordit të Paqes pati edhe një diskutim “kokë më kokë” me shefin e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump.
Një nga liderët që ka firmosur themelimin e Bordit të Paqes në Davos të Zvicrës, është edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Pasi mori ftesë nga Donald Trump për ta bërë Kosovën pjesë të kësaj nisme, ajo u pa në tryezën e liderëve, ku pati edhe një diskutim “kokë më kokë” me shefin e Shtëpisë së Bardhë.
Këtë bisedë të shkurtër mes tyre e pasoi një shtrëngim duarsh dhe më pas firma e Vjosa Osmanit në dokumentin e përgatitur nga administrata Trump dhe nismëtarët e ngritjes së Bordit të Paqes.
Është zyrtarizuar në Davos, “Bordi i Paqes”, organizmi i ri i propozuar nga presidenti Trump. Në ceremoninë e firmosjes ishte dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Partia Demokratike do të jetë pjesë e seancës së Kuvendit ku do të miratohet pjesëmarrja e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazës, organizëm ky i ngritur nga presidenti Trump.
Ditën e djeshme, Osmani u pyet nga mediat në Kosovë nëse Prishtina zyrtare do të ketë detyrime financiare për përfshirjen e saj në Bordin e Paqes, pro ajo sqaroi se kjo çështje nuk është cekur në dokumentacionin që ia ka dërguar Uashingtoni.
“Një gjë e tillë nuk është përmendur në dokumentacionin që është na dërguar. Ju e keni parë ftesën, por edhe në dokumentacionin përcjellës nuk përmendet çështja e ndonjë pagese. I lihet shteteve që këtë gjë ta bëjnë në mënyrë vullnetare”, tha Osmani.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Përpjekjet diplomatike për të rihapur qarkullimin detar në Ngushtica e Hormuzit duket se po shënojnë disa zhvillime, ndërsa shtetet e mëdha po diskutojnë mënyrat për të garantuar sigurinë e transportit të energjisë në këtë korridor strategjik.
Në një përballje të luftuar në stadiumin Air Albania, Teuta arriti të marrë një fitore minimale, por shumë të rëndësishme ndaj Dinamo City, duke triumfuar me rezultatin 0-1.
Kryeministri britanik Keir Starmer zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, duke vënë theksin tek stabiliteti në Lindjen e Mesme dhe ndikimet globale të ndërprerjes së transportit detar.
Ka nisur zbatimi i ligjit të ri për të huajt në Kosovë siç dhe bëri të ditur një ditë më parë vetë kryeministri Albin Kurti. Punëtorët serbë në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë, si dhe studentët që nuk kanë dokumente të Kosovës, do të mund të pajisen me leje të përkohshme qëndrimi
Kryeministri Kurti bëri të ditur se procesi do të realizohet në koordinim me emisarin e BE-së dhe me komunat me shumicë serbe, të cilat do të dorëzojnë listat e stafit shëndetësor, akademik dhe studentëve që veprojnë në Kosovë.
Sipas të dhënave ndërkombëtare për armët, vetëm Pakistani i ka blerë më parë këto raketa nga Kina, çka e bën Serbinë vendin e dytë në botë që i posedon.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme.
Nafta për ngrohje u rrit me 17.41% brenda një jave, ndërsa nafta për automjetet u rrit me 15.26%, sipas Autoritetit të Pavarur të Monitorimit të Tregut në Greqi.
Komente (0)