Arrestohet për armëmbajtje pa leje reperi Gjesti

Këngëtari nga qyteti i Pejës u ndalua të mërkurën në Prishtinë.

11.03.2026. 21:00

Arrestohet për armëmbajtje pa leje reperi Gjesti

Besart Kelmendi, i njohur me emrin e artit Gjesti, është arrestuar nga policia në Kosovë.

Këngëtari nga qyteti i Pejës u ndalua të mërkurën në Prishtinë dhe u shoqërua nga policia nën dyshimin për posedim të armës pa leje.

Lajmi është konfirmuar për mediat nga Zyra për Informim e policisë së Kosovës.

“Sot, rreth orës 15:00, në rrugën Mehmet Isahi në Prishtinë, Policia ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje. I dyshuari është intervistuar dhe, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)