Bashkia e Janinës në Greqi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për tre muaj pas tërmetit të fortë që goditi zonën më 8 mars, i cili shkaktoi dëme të konsiderueshme në shumë banesa, biznese e shkolla.
Sipas një vlerësimi të bërë nga autoritetet vendore në bashkëpunim me Mbrojtjen Civile, tërmeti me magnitudë 5.5 ballë Rihter ka dëmtuar rëndë 140 ndërtesa në total, duke e bërë rindërtimin e tyre një prioritet absolut.
Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme i hap rrugën bashkisë së Janinës që të kërkojë financim nga qeveria qendrore për riparimin e dëmeve dhe garantimin e sigurisë së banorëve.
Ndërkohë, sipas raportimeve, ekipet e Mbrojtjes Civile vijojnë inspektimet në ndërtesa të tjera për të verifikuar nëse ka dëme.
Tërmeti i 8 marsit në zonën e Dononës, aty ku janë dhe dëmet më të mëdha, ishte mjaft i fortë dhe lëkundjet e tij u ndjenë dhe në disa qytete kufitare të Shqipërisë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)