Atentat në Elbasan, ekzekutohet biznesmeni
Biznesmeni Edmond Hyka u ekzekutua mbrëmjen e së dielës në qytetin e Elbasanit në një atentat që tronditi qytetin. Ai ishte pronar i disa bizneseve në këtë qytet.
20:38 Para 20 h30.11.2025.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Prishtina vijon prej katër ditësh pa transport si pasojë e protestave të mbajtur nga transportuesit publikë.
Kryeqyteti i Kosovës vijon të jetë pa transport publik për të katërtën ditë radhazi, si pasojë e protestës së transportuesve urbanë dhe atyre privatë. Sindikata e Trafikut Urban ka bërë të ditur se ndërprerja e shërbimeve do të vazhdojë edhe sot, me protestën që pritet të nisë në orën 11:00 para Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Kryetari i sindikatës, Ilmi Gashi, deklaroi për mediat se greva do të mbetet në fuqi deri në momentin kur Komuna e Prishtinës të shlyejë borxhet ndaj operatorëve të transportit publik dhe privat.
“Protesta vazhdon edhe sot nga ora 11:00, pranë Kuvendit Komunal të Prishtinës, aty ku është edhe burimi i detyrimeve që na janë imponuar. Kërkojmë që Komuna të shlyejë borxhet ndaj Trafikut Urban dhe ndaj gjithë sektorit të transportit publik,” tha Gashi.
Ai kërkoi falje qytetarëve për ndërprerjen e shërbimeve, duke theksuar se protesta është e domosdoshme për zgjidhjen e krizës financiare.
“Ne iu kërkojmë ndjesë qytetarëve të Prishtinës për pamundësinë për t’i shërbyer, por situata na ka detyruar të ndërmarrim këtë hap,” tha ai.
Papa Leo XIV vizitoi Xhaminë Blu në Stamboll pa kryer lutje, duke e zhvendosur fokusin nga simbolika fetare te përpjekjet për afrimin historik mes Kishës Katolike dhe asaj Ortodokse.
00:06 Para 1 d30.11.2025.
Autori
Kryeministri hungarez Viktor Orban po viziton Serbinë dhe u takua me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Suboticë, ku temë diskutimi ka qenë blerja e aksioneve të NIS nga kompania hungareze MOL.
14:36 Para 2 d29.11.2025.
Autori
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, po zhvillon një vizitë zyrtare në Washington, me takime me zyrtarë kyç të administratës amerikane për të forcuar partneritetin strategjik mes Kosovës dhe SHBA-së.
18:13 Para 2 d28.11.2025.
Autori
Papa Leo XIV ka nisur udhëtimin e tij të parë jashtë Vatikanit me një thirrje të fortë, duke paralajmëruar se “e ardhmja e njerëzimit është në rrezik” mes përshkallëzimit të konflikteve, teksa i kërkoi Turqisë dhe liderëve rajonalë të bëhen zëra stabiliteti dhe dialogu.
18:54 Para 3 d27.11.2025.
Autori
Komente (0)