Në përfundim të vizitës së saj në Kinë me Presidentin Emmanuel Macron, zonja e parë franceze, Brigitte Macron, u takua me një mik të veçantë, panda gjigande Yuan Meng, i lindur në Francë në vitin 2017.
Panda, që jeton tani në një rezervat në jugperëndim të Kinës, është rritur ndjeshëm gjatë pesë viteve të fundit, ndërsa zonja Macron kujtoi se ajo kishte ndihmuar në zgjedhjen e emrit të tij, që do të thotë “realizim i një ëndrre”.
Foto: AP/Thibault CamusBrigitte Macron vizitoi Yuan Meng, pandën e lindur në Francë
“Kur lindin, janë kaq të vegjël,” tha ajo, duke treguar me gishta distancën midis tyre, ndërsa panda lëvizte në habitat duke ngrënë bambu dhe duke injoruar shikuesit që i thërrisnin emrin. “Kanë karakter shumë të pavarur. Bëjnë vetëm atë që duan,” shtoi zonja Macron.
Për dekada, Kina ka përdorur politikën e quajtur “diplomaci e panda-ve” për të forcuar marrëdhëniet me vendet e tjera, duke dhuruar ose huazuar panda për kopshtet zoologjike.
Gjatë vizitës së Macron, Asociacioni Kinez për Ruajtjen e Jetës së Egër nënshkroi një letër interesi për të dërguar dy panda në Kopshtin Zoologjik Beauval pranë Parisit në 2027, duke nisur një cikël të ri 10-vjeçar bashkëpunimi me Francën.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Një zëdhënës i “qeverisë” së futbollit deklaroi se FIFA shpreson që të gjitha ekipet pjesëmarrëse të zhvillojnë ndeshjet sipas kalendarit të shpallur më 6 dhjetor 2025.
Vrasja e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula në Itali ka rikthyer në vëmendje një nga ngjarjet më tronditëse rreth një vit më parë, ndërsa autori i krimit ka dhënë dëshminë e tij në gjykatë.
Një ngjarje tronditëse është zbuluar në SHBA, ku një grua është shpallur fajtore për vrasjen e bashkëshortit të saj me qëllim përfitimin e sigurimit të jetës, ndërsa më pas publikoi edhe një libër për fëmijë mbi dhimbjen e humbjes.
Terreni dhe kushtet atmosferike e kanë ndërlikuar ndërhyrjen, edhe banorët e fshatit janë bashkuar me ekipet në vendngjarje, për të ndihmuar në frenimin e zjarrit.
Iraku po përballet me një situatë tejet të rëndë, pasi është goditur nga sulme të shumta në kuadër të përshkallëzimit të konfliktit mes Iranit dhe Izraelit e SHBA-së.
Imazhi, i cili tregon sallën e Teatrit Dolby të mbushur me objekte të hedhura, u përhap me shpejtësi në mediat sociale dhe mblodhi gati 4 milionë shikime. Fotografia tregon mbeturina, të tilla si shishe uji bosh dhe pako me ushqime, të shpërndara midis ulëseve të teatrit.
Sipas autorit, Dukesha e Sussex e ka kishte shtyrë princin të distancohej nga familja mbretërore, për shkak të pakënaqësisë me rolin e tij në monarki dhe pamundësinë për të qenë në fron.
Familja mbretërore shqiptare ka shënuar një moment të rëndësishëm këtë fundjavë, pasi princ Leka është martuar me Blerta Celibashin, në një ceremoni private që është mbajtur larg vëmendjes së publikut.
Menuja është kuruar nga shefi i famshëm i kuzhinës Wolfgang Puck, së bashku me një ekip prej 75 shefash kuzhine dhe 45 pastiçerish që punojnë për t'u shërbyer yjeve të Hollivudit.
Komente (0)