Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka dalë me një njoftim për qytetarët shqiptarëve, të cilëve iu rikujton se martesa false, me qëllimin e vetëm për të përfituar dokumentet e emigracionit, është një krim federal.
Sipas ambasadës, qytetarët që do të përpiqen të fitojnë dokumentet në këtë lloj forme do të përballen me pasoja serioze ligjore.
“Mashtrimi për martesë është një krim federal në Shtetet e Bashkuara dhe mund të çojë në dënime serioze”, shkruan Ambasada në një postim në rrjetet sociale.
Ambasada iu kërkon qytetarëve që të ndjekin rrugën ligjore për të hyrë në SHBA.
“Gjithmonë zgjidhni një proces të ligjshëm emigracioni për të hyrë në vend dhe për të siguruar dokumentacionin e duhur”, përfundon njoftimi.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)