Pa sportele dhe pa radhë, pagesa e taksës së mjeteve kalon 100% online

DPSHTRR njofton se pagesa e taksës së mjeteve do të kryhet tashmë 100% online përmes platformës e-Albania.

15.01.2026. 18:19

Pa sportele dhe pa radhë, pagesa e taksës së mjeteve kalon 100% online

Pagesa e taksës së mjeteve do të kryhet tashmë 100% online përmes platformës e-Albania, duke eliminuar nevojën për paraqitje fizike në sportelet e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

DPSHTRR njofton se falë këtij shërbimi digjital, rreth 770,000 zotërues mjetesh përfitojnë lehtësira të konsiderueshme në kohë, kosto dhe ndikim mjedisor.

Sipas të dhënave zyrtare, digjitalizimi i pagesës ka sjellë jo vetëm 282,975,000 lekë të kursyera, nga eliminimi i paraqitjes fizike në sportele por edhe shmangie të radhëve apo shenzimeve të karburantit për të kryer paraqitjen fizike pranë sporteleve të DPSHTRR.

Shërbimi digjital ofron akses të plotë për pagesë me çdo kartë bankare, në mënyrë të thjeshtë dhe të sigurt, dhe mund të kryhet nga telefoni ose kompjuteri.

DPSHTRR bën me dije se ky zhvillim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të shërbimeve publike dhe lehtësimit të procedurave për qytetarët. Shërbimi është rezultat i bashkëpunimit mes DPSHTRR, Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe sektorit bankar, në kuadër të zgjerimit të shërbimeve digjitale dhe përmirësimit të përvojës së qytetarëve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)