Një laptop mban peng “Sterilizimin”, Beqaj kërkon të lexojë dosjen, Burgjet: Nuk kemi infrastrukturë!

Mosplotësimi i kërkesës së ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj drejtuar Drejtorisë së Burgjeve për të pasur akses mbi fashikujt e dosjes që SPAK ka përpiluar për të përmes një pajisje elektronike në burgun e Durrësit, ka bërë që gjyqi për "Sterilizimin" të shtyhet sërish.

15.01.2026. 15:52

Një laptop mban peng “Sterilizimin”, Beqaj kërkon të lexojë dosjen, Burgjet: Nuk kemi infrastrukturë!

Një laptop po mban peng vijimin e seancave gjyqësore për dosjen e “Sterilizimit”.

Mosplotësimi i kërkesës së ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj drejtuar Drejtorisë së Burgjeve për të pasur akses mbi fashikujt e dosjes që SPAK ka përpiluar për të përmes një pajisje elektronike në burgun e Durrësit, ka bërë që gjyqi të shtyhet sërish.

Pas debatit mbi aksesin në provat hetimore dhe infrastrukturën e nevojshme për t’i lexuar ato, togat e zeza kanë vendosur që të shtyjnë seancën dhe ajo e radhës do të mbahet më datë 3 shkurt, në orën 12:00. Gjykata ka vendosur t’i japë kohë mbrojtjes dhe Beqajt për të dëgjuar audiot e seancës paraprake.

Në seancë, Beqaj e cilësoi mungesën e ekspertizës dhe marrjen e provave si një përballje me presion politik. Ai u shpreh se gjatë hetimeve paraprake kërkoi që SPAK të kryente ekspertizën e provave, por kjo nuk ndodhi, ndërsa sipas tij, SPAK ka aplikuar “metodën e persekutimit publik”.

“Gjyqi im është si në 1946: prokuroria çoi një person në gjyq, gjyqtarja pyeti ku janë provat, prokurori tha hap penxheren, gjyqtarja e hapi dhe turmat thërrisnin ‘kriminel, kriminel’. Kështu dhe SPAK-u”, deklaroi Beqaj, i cili akuzohet nga SPAK për abuzim me fondet publike në koncesionin e Sterilizimit.

Sakaq, nga Drejtoria e Burgjeve i janë përgjigjur zyrtarisht kërkesës së ish-ministrit të Shëndetësisë, duke sqaruar se nuk e disponojnë infrastrukturën e nevojshme për t’i mundësuar që të lexojë dosjen përmes një kompjuteri të pa lidhur me internetin.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)